Pasi javën e kaluar u shitën online të gjithë telefonët iPhone 6s që ishin gjendje, tashmë gjenerata e re e telefonave Apple ka nisur të shitet në dyqane në të gjithë botën.
Australia ishte vendi i parë ku iPhone 6s u shit dorë më dorë, ku një grua kishte lënë robotin për të zënë radhë në vend të saj në mënyrë që të mos ishte e detyruar të flinte gjithë natën jashtë.
Dyqanet e Apple janë hapur për të shitur iPhone 6s dhe në Britaninë e Madhe, Japoni, Kinë dhe vende të tjera. Por këtë herë nuk ka pasur radhë të gjata pasi shumë njerëz kanë rezervuar online.
Lucy Kelly mori telefonin e ri iPhone duke përdorur robotin, të cilin e kishte lënë në radhë që prej orës 5 të mëngjesit të së enjtes.
Kelly shmangu shiun dhe temperaturat e ulëta natën dhe vijoi punën normalisht nëser në vend të saj priste roboti.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)