Vaksinimi i gripit për grupet e riskut ka nisur tashmë dhe që në ditët e para qytetarët janë paraqitur pranë qendrave shëndetësore për të bërë vaksinën antigripale.
“Po do ta bëj vaksinën, prandaj kam ardhur sot të marë shënimin. Çdo vit e kam bërë, më mirë nuk më ka zënë gripi vjet, parvjet prandaj.
-Patjetër që do ta bëj. E kam bërë çdo vit, më mbron gati 90% më ka mbrojtur. E përfitoj falas vaksinën e gripit.
-Po do ta bëjë.
E ke bërë vitet më parë vaksinën e gripit?
-Jo nuk e kam bërë
Pse do ta bësh këtë vit?
-Nga frika. Ja sot do ta bëjë, do mbaroj punë me këto dokumentet dhe do ngjitem lart ta bëjë”- thanë disa prej qytetarëve.
Qytetarët të cilët nuk bëjnë pjesë në grupet e riskut vaksinën do ta blejnë pranë farmacive, që ende nuk e kanë siguruar. Por çfarë mendojnë qytetarët, a do ta bëjnë ata këtë vit vaksinën e gripit?
“Nuk i besoj këtyre vaksinave.
-Po besoj do ta bëjë së shpejti.
-Do ta bëjmë, po po. Tek grupet e riskut bëjmë pjesë, jemi pensionistë. Të mbron vaksina.
-Po do ta bëjmë dhe ne.
-Nëse është e nevojshme për të gjithë do ta bejmë dhe ne pse jo.
-Do ta bëj se më mbron, çdo vit më ka mbrojtur.
-Jo nuk e bëj fare se nuk më kap asnjë gjë mua, jam e fortë jam shumë e fortë.
-Jo nuk do ta bëjë vaksinën e gripit, kam fituar imunitet.
-Po e kam bërë çdo vit, më ka mbrojtur”-u shprehën disa prej qytetarëve.
Tek grupet e riskut bëjnë pjesë personeli shëndetësor në të gjithë vendin, të moshuarit mbi 65-vjeç, personat me sëmundje kronike, mësuesit, edukatorët, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga 2-5 vjeç.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7896
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vizitat në qendrat shëndetësore u rritën gjatë 2022-shit, por numri i mjekëve dhe infermierëve pësoi rënie si pasojë e emigracionit
4 Dhjetor 2023, 08:55
-
Fier, grupet e riskut po marrin vaksinën e gripit, shpërndahen 260 mijë doza në gjithë vendin! Specialistët: Parandalon format e rënda të virusit
8 Nëntor 2023, 15:37
-
Vjeshta rikthen virozat stinore, më të prekurit fëmijët! Çdo mjek familjeje kryen mbi 30 vizita ditore! Mjekja: Mos neglizhoni simptomat, kujdes me antibiotikët
7 Shtator 2023, 18:41
-
Vala e të nxehtit, nga gjysma e qershorit, 20 mijë qytetarë u paraqitën në qendra shëndetësore
21 Korrik 2023, 15:34
-
Rama: Nga sot, 30 qendra shëndetësore verore hapen në zonat turistike bregdetare dhe malore
15 Qershor 2023, 08:48
-
Report Tv në qendrën shëndetësore në Kombinat, ka shërbim pediatrik 24 orë! Mjekja: Kemi 10 vizita në natë! Simptomat janë gjendje virale dhe temperaturë deri në 39 gradë celsius
28 Janar 2023, 17:57
-
Rama: Do rehabilitohen 40 Qendra Shëndetësore në të gjithë vendin, s’do i ndalim investimet në sektorin e shëndetësisë
9 Janar 2023, 14:46
-
Viroza e grip, radhë të gjata në qendra shëndetësore, të sëmurët kronikë e të moshuarit më të prekurit! Mjekët: Larg grumbullimeve dhe konsumoni lëngje
5 Janar 2023, 12:53
-
'Mjekë për Shqipërinë', Manastirliu: 190 mjekë të rinj punësohen në qendrat shëndetësore
21 Dhjetor 2022, 14:38
-
Ulja e temperaturave sjell shtimin e virozave të stinës! 30 vizita në ditë në qendrën shëndetësore në Tiranë, dominojnë problemet respiratore
26 Nëntor 2022, 17:36
-
Shërbimet e integruara, Manastirliu: Hapet thirrja për 50 psikologë për qendrat shëndetësore
13 Tetor 2022, 14:38
-
Nis faza e dytë e programit të 300 qendrave shëndetësore, Rama: 40 të tjera dhe ambulanca do të rehabilitohen këtë vit
15 Shtator 2022, 11:19