Në rrethanat e krijuara, Albin Kurti është jo thesht një fatkeqësi për Kosovën, por edhe një rrezik për fatet e saj

Në rrethanat e krijuara, Albin Kurti është jo thesht një fatkeqësi për Kosovën, por edhe një rrezik për fatet e saj

Albin Kurti

Nuk e shoh të nevojshme të flas si një diplomat. Diplomacia është një gjuhë e huaj për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe një kulturë shtetërore që ai qartazi duket se nuk e njeh, ndryshe nga z. Enver Hoxhaj dhe qëndrimet realiste të tij.

Prandaj jam i drejtpërdrejtë dhe e them hapur mendimin që kam për kryeministrin Kurti dhe për qëndrimet e tij vis-à-vis krizës në veri të Kosovës.

Albin Kurti është një politikan mendjengushtë dhe mendjembyllur, jo një politikan mendjehapur. Ai është një politikan dritëshkurtër, jo vizionar për të sotmen dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, një diplomat politikan kryeneç, jo një politikan diplomat i mençur.

Kurti ka dëshmuar se është një “sovranist” folklorik i një shteti, sovranitetin e të cilit e mundësuan dhe e njohën të parët Shtete e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha demokratike, pikërisht ato vende që sot e kritikojnë ashpër kryeministrim kosovar.

Kurti është një kryeministër i dobët me kokë “demi”, i gatshëm të përplaset me këdo që di dhe kupton më shumë se sa ai. Ai është një kryeministër që interesat e veta dhe fatin e vet politik i vë mbi interesat dhe fatin e vendit e të popullit të vet.

Kurti është një politikan demagog e populist në një kohë kur duhet të jesh mendjehapur e realist.

Shqiptarët e Kosovës e mundën Serbinë së pari diplomatikisht, në Rambuje, pastaj, të ndihmuar nga Amerika dhe NATO, edhe në fushën e betejës.

Në Rambuje, shqiptarët e Kosovës u përfaqësuan nga djem e burra trima, të mençur dhe diplomatë të zotë; kryeministri Kurti është sot e kundërta e tyre, as trim, as një politikan i mençur, as një diplomat i zoti.

Kryeministri Kurti rrezikon t’i zhbëjë fitoret e hershme të Rambujesë (sidomos simpatinë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve) përmes një politike që nxit konflik dhe të një diplomacie pa krye, përmes së cilës Kosova mund të dalë e humbur dhe zhgënjyese në sytë e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa Serbia (për ironi të fatit, por më shumë akoma për shkak të qëndrimeve refraktare të Kurtit ndaj atij komuniteti) mund të dalë e fituar.

Albin Kurti harron se, edhe pse gjeografikisht Kosova është tokë shqiptare, politikisht ajo u bë dhe u njoh si një republikë politike e pavarur falë gjenerozitetit të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe fuqive të tjera të mëdha demokratike.

Edhe pse analogjia, si çdo analogji, nuk qëndron tërësisht, mund të thuhet se, ashtu si Israeli, Kosova është një krijesë e Amerikës dhe sovraniteti i saj garantohet pikërisht nga Amerika. Dhe nga NATO, që gjithashtu është një krijesë amerikane. It’s as simple as that!

Është naivitet, të themi më të paktën, por, në radhë të parë, është një papërgjegjësi e madhe t’u bësh karshillëk Uashingtonit dhe Brukselit, siç bën Albin Kurti. Kryeministri Rama ka të drejtë kur thotë se ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë dhe s’mund t’u dalësh kundër.

Çështja sot nuk shtrohet nëse duhet ose jo Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian të “ndërhyjnë në punët e brendshme” të Kosovës, siç bën Albin Kurti. Çështja shtrohet nëse Kosova mund bëjë dot pa ndërhyrjet e Amerikës dhe të BE-së, aleatëve të saj më të ngushtë.

Në rrethanat e krijuara, Albin Kurti është jo thesht një fatkeqësi për Kosovën, por edhe një rrezik për fatet e saj.

Në kohën tonë, për ne shqiptarët, kudo që jetojmë në Ballkan, ka vlerë këshilla e mençur e Çërçillit dhënë anëtarëve të kabinetit të tij ditën që la deryrën si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: “Never be separated from the Americans!” (Kurrë mos u ndani nga amerikanët!).

Është një rastësi fatlume për ne shqiptarët, që në këtë periudhë të zhvillimit tonë historik si komb, interesat tona kombëtare përputhen me interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara në rajonin tonë.

Por z. Kurti është i verbër dhe i shurdhët ndaj një të vërtetë kaq të thjeshtë!

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 09/06/2023 11:36

    Eshte momenti qe kokat e mencura shqiptare te mblidhen dhe te percaktojne rrugen qe duhet te ndjekin politikanet shqiptar si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. Parimi eshte i thjeshte, mund te kesh te drejte per dicka por menyra si e trajton nuk te degjon njeri. Eshte e pafalshme t'i besh karshillek amerikes pasi vazhdojme te mbijetojme fale mbeshtetjes amerikane. Si eshte e mundur qe ndodh qe koordinimi midis Kurtit dhe Rames eshte ne kete gjendje. Qeverite e dy vendeve jane te denuara te bashkepunojne me njera tjetren dhe jo njeri t'i bjere gozhdes dhe tjetri patkoit. Eshte e pafalshme . Te dashur shqiptare per Kosoven Kryeministri i Shqiperise , jo vetem qe duhet te flase por edhe te ulerije pasi e ka ne Kushtetuten e Shqiperise ta beje dicka te tille . Mjaft i thate Rames hip se te vrava , zbrit se te vrava. Thirrini mendjes te gjithe , pa ameriken , ne jemi te mbaruar

    Përgjigju
  • Bsndj: 08/06/2023 20:59

    O Fatos, mire se e shkruajte kete artikull dhe ne baze te shkrimit duket qarte qe nuk te pelqen Kurti. Cfare beri Kurti qe meritoi kete shkrim tendi dhe tarifues ndaj logjikes se thjeshte te lexuesit? Ku ne artikullin tend shkruan per terrorizmat e serbeve? Ca po thua ti o Tosi, qe nuk ke problem me terrorin serb ne rajon, por ngazellehesh me shume nga mospelqimi i albin kurtit? Ende nuk e kuptoj pse gjithe ky mllef kundra Kurtit, kur problemi eshte terrorizmi serb ne rajon! Ke gje per te thene per terrorizmin serb ne rajon, apo jo, sepse nuk eshte albin kurti? Mirepres pergjigjen tende.

    Përgjigju
    • Shaqo: 08/06/2023 21:32

      Cfare tjote ky komentues, pa e lexuar, kundershton Fatosin? Allah, allah.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd