Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se pak minuta përpara se të fillonte mbledhja e grupit parlamentar socialist, në perimetrin që përfshin selinë rozë s'kishte valë celulari, duke dalë kështu tërë shërbimi telefonik jashtë funksionit pothuajse gjatë tërë kohës kur po fliste kreu i PS Rama por dhe gjatë një pjese të mbledhjes me dyer të mbyllura.
Këtë fakt e kanë konfirmuar dhe disa nga deputetët pas mbledhjes, ndonëse nuk e kanë deklaruar zyrtarisht.
Ndërkohë, kreu i PS, Rama në mbledhjen e djeshme të grupit të PS akuzoi në mënyrë publike ministrin e Mbrojtjes se ka përgjuar bisedat e opozitës por dhe të përfaqësuesve të trupit diplomatik në Tiranë, duke shënuar një shkelje flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Shqiptar, Fatos Klosi, në një prononcim për Shqiptarja.com pranon se teknikisht ekzistojnë aparaturat për bllokimin apo ngatërrimin e valëve të telefonave celularë në Shqipëri
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com)