Në shesh për traditën! ‘Pleqtë e Krujës’: Ja si e mbajmë grupin gjallë prej 66 vitesh! Dy motrat “Shqiponja”, Dasara dhe Kaltra: I duam vallet tona

Java e Kombeve te Bashkuara solli këtë fillim javë në sheshin “Skënderbej” frymën e traditës shqiptare, në valle, këngë e kostume.

Të rinjtë e Ansamblit Folklorik “Shqiponja” të drejtuar nga koreografja Aida Gjini, çelën performancat, premtues për të kultivuar e çuar para trashëgiminë. Mes tyre janë motrat Dasara dhe Kaltra që prej një viti janë pjesë e Ansamblit.

Të pranishmit rrëmbehen nga ritmet e muzikës krutane, të sjellë në skenën e improvizuar nga grupi 66-vjeçar i “Pleqëve të Krujës”.

“Ne jemi 14 veta bashkë me orkestrën dhe drejtorin artistik Mehmet Llubani, falë të cilin grupi vijon të performojë ende sot”, shprehet artisti Mehdi Dana.

Mehdi Dana dhe Avni Goga janë dy prej  tyre, që e kanë përcjellë merakun e etërve të tyre, për ta mbajtur grupin në jetë.

“Fillimisht, në themelimin e grupit të ‘Pleqve të Krujës’ në vitin 1957 kam pasur babain, xhaxhain dhe vëllain tim të parë. Ky i fundit iku në Amerikë dhe ma la porosi ta zëvendësoja”, shton më tej .

“Babai im është Ali Goga një nga krijuesit kryesorë violinistë dhe një nga krijuesit kryesorë të grupit të pleqve”, tregon Avni Goga, që edhe luan në dajre.

Tregojnë se performojnë jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë saj..

“Performojnë në të gjitha trevat dhe festivalet folklorike dhe në Festivalin e Gjirkostrës,  nga viti 1973 shi deri në vitet e fundit”, thonë Goga.

Ndonëse këndojnë dhe këngë të trevave të tjera, janë munduar t’i qëndrojnë besnikë këngëve të traditës krutane.

“Repertori kryesisht është i tabanit dhe i qytetit tonë, por ka evoluar me kohën dhe janë bërë dhe ndryshime”, shton artisti.

I prezantojnë ato kudo shkojnë me veshjet tipike krutane dhe instrumentet e trashëguara nga familja e të punuara po nga ato. Avni Goga tregon se jo vetëm kostumi por edhe kjo dajre me të cilën performon është trashëgimi e familjes.

“E kam përmirësuar dhe vetë. Dhe ja me të performoj, me këto pjesë të traditës krutane, mbajmë traditën gjallë”. – tha Goga.

Tradita shqiptare në këtë ngjarje kulturore të mbështetur nga Bashkia Tiranë, UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit) dhe UNHCR (Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë) u shpalos edhe përmes artistëve të rinj refugjatë, që krahas performancave në kërcim interpretuan poezi, këngë e shfaqje teatrale në gjuhën shqipe.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë