Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!

Artisti që performoi në sheshin “Skënderbej” këtë mesjavë quhet Kolë Laca...

“Emocioni është tepër i madh, jo thjesht për performancën, por për faktin se jemi në mes të sheshit të Tiranës”, thotë muzikanti Kolë Laca.

Së bashku me Beatriçe Gjergjin prej vitesh kanë formuar grupin ‘Shkodra elektronike’. Jetojnë në Itali dhe janë të dy nga Shkodra.

“Emri ynë është “Shkodra elektronike”, sepse e nisëm pikërisht me këngë shkodrane”, thotë Laca.

I rikthejnë në Tiranë Javët Kulturore dhe janë protagonistët e çeljes së edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Shoqërohen nga kori iso-polifonik shqiptar.

“Ideja ka qenë kjo, që të marrim traditën shqiptare dhe ta sjellim në ditët e sotme, pa ja humbur shpirtin kangës”, tregon më tej.

Kombinimi që ata i bëjnë muzikës tradicionale me ritmet elektronike, bën që meloditë e tabanit të përqafohen nga të gjitha moshat, të kërcehen, nga vendas e të huaj...

“Komplimentat më të mira që kemi marrë janë rini që na kanë thënë këto kangë si kishim dëgjuar më parë dhe se falë nesh janë futur të kërkojnë për to, t’i dëgjojmë! Kjo është diçka shumë e bukur për ne” thotë muzikanti.

I ftuari i tyre këtë mbrëmje është violonçelisti i njohur Redi Hasa.

“Nuk kemi shumë kohë që jemi njohur, por le të themi ishte ‘dashuri me shikim të parë’. Dëgjova shumë pjesë që ata kanë luajtur dhe më pëlqeu shumë kombinimi i muzikës elektronike me populloren, mënyra se si ndërthuren, është projekt shumë interesant”, shprehet violonçelisti Redi Hasa.

Në diskun që “Shkodra elektronike” do të nxjerrë së shpejti, u bashkohet në një pjesë edhe Hasa.

“Pak a shumë kam dëgjuar të gjithë pjesët e diskut të tyre dhe zgjodha një pjesë që më pëlqeu jashtë mase ‘Qeraxhiu’. Pjesa shumë e fortë dhe disku shumë energjik”, thotë Hasa më tej.

Dëshira për të nxjerrë nga harresa tabanin i ka bashkuar të tre artistët. Hasa prej vitesh promovon meloditë e “rrënjëve” të tij, me kombinime inovative e të suksesshme.

“Unë jam me të vërtetë shumë i lumtur për këto bashkëpunime dhe gjithmonë Shqipëria më thërret. Më thërret tabani im që e kam në gjak”, shprehet Hasa.

Java e Bashkimit Europian që çel siparin e ngjarjes me 20 shtete pjesëmarrëse në maratonën 7 mujore.

 

/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 03/05/2024 03:46

    Grupi më i mirë sot për sot !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare