Një automjet ka përplasur biçikletën me të cilën lëviznin 2 të mitur, 13 dhe 15 vjeç. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Banja e Vogël” në Shkodër
Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa 31 vjeçari banor i këtij qyteti po procedohet në gjëndje të lirë.
Ndërkohë në Fushë Arrëz janë arrestuar vëllezërit pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Banja e Vogël”, automjeti që drejtonte 31-vjeçari, ka përplasur biçikletën me të cilën lëviznin 2 të mitur, 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën’ informoi sot policia e Shkodrës.