PRISHTINË, 24 Dhjetor /ATSH-Behlul Jashari/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi paralajmëroi sot vazhdimin e bisedimeve në nivel të lartë Prishtinë-Beograd, në vitin 2015.
Duke informuar kabinetin qeveritar për takimet në Strasburg dhe Bruksel, ai tha se "kemi diskutuar edhe për vazhdimin në Bruksel të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të lartë politik, dhe nga ajo që është konfirmuar pritet të ndodhë në fillim të shkurtit në nivel kryeministrash me ekipet e tyre".
Thaçi theksoi se takimet e zhvilluara në Këshillin e Evropës, në selinë e Bashkimit Evropian dhe në selinë e NATO-s, kanë qenë të rëndësishme dhe diplomacia kosovare pret një koordinim edhe me të ngushtë të aktiviteteve me institucionet e rëndësishme euroatlantike.
/m.m/










