Në Shqipëri 140 mijë persona me aftësi të kufizuara, Zaimi: Vetëm 70 mijë pëfitojnë ndihmë! Raporti për PAK: Buxheti afatmesëm uli në 5% përfituesit

Në Shqipëri janë më shumë se 140 mijë persona me aftësi të kufizuar, por vetëm 70 mijë prej tyre apo 5% e të gjithë popullatës përfitojnë ndihmë financiare. Nga raporti më i fundit për këtë kategori bërë nga organizata “Down Sindrome Albania” rezulton se mbështetje të ulët përfitojnë edhe familjarët e tyre, të cilët kanë rolin e kujdestarit.

“Prezantuam raportin e parë të monitorimit të planit kombëtar të  veprimit të personave me aftësi të kufizuar. Plani kombëtar i veprimit mbulon një përudhe 5 vjeçare. Është plani i dytë. Koordinon punën e shumë institucioneve për të lehtësuar dhe mundësuar integrimin e pak në jetën sociale dhe ekonomike të këtyre personave. Vetëm 5% e popullatës apo rreth 70 mijë persona me aftësi të kufizuar qe marrin ndihmën.  Këta persona kanë nevojë edhe për një kujdestar, por vetëm 25-26% e personave me aftësi të kufizuar përfitojnë pagesë dhe për kujdestari”, tha Elivar Golemi, eksperte dhe autore e raportit.

Nga vlerësimet e buxhetit afatmesëm të shtetit 2023-2025 në këtë raport, vihet re se reduktim ka pësuar edhe numri i personave me aftësi të kufizuara të punësuar në sektorë publikë, në krahasim me vitet e mëparshme.

“Ka tendencë në rënie, por dhe vetë numri i  personave me aftësi të kufizuar që projektohet nga qeveria, pjesë e planifikimeve buxhetore të qeverisë është ulur me 5%. Është i ulët në raport me popullsinë Pagesat nuk kanë tendencë rritje sicc po rriten shpenzimet e tjera buxhetore. Reforma e vlerësimit ka ndryshuar të gjithë procedurën. Ka pasur raste që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë dhe reforma e vlerësimit ka sjellë dhe këtë të mirë. Nuk kemi një përgjigje pse ka reduktim”, tregoi Golemi.

“Duhet të punësoheshin 200 persona, pas rishikimit është ulur targeti në 70, nga rreth 140 mijë persona në të gjithë vendin me aftësi të kufizuara”, tha Emanuela Zaimi nga Down Syndrome Albania.

Që në 2019 është aplikuar një formë e re vlerësimi për personat me aftësi të kufizuar që përfitojnë pagesa të posaçme, me qëllim shmangien e abuzimeve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • T1D: 08/04/2023 05:05

    Përveç fëmijëve me aftësi të kufizuara u kanë hequr pagesën e kujdestarisë edhe fëmijëve me diabet tip 1, duke ju përgjysmuar edhe fishat e kontrollit të glicemisë! A e dinë çfarë bëjnë, të paktën ata specialistë të fushës që u dinë pasojat që kanë këto kufizime në shëndetin e tyre?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë