Personat me aftësi të kufizuar protestë te kryeministria, rendisin kërkesat! Pranvera 36 vite në karrocë: Duam rrogë për kujdestarin, me 12 mijë lekë s’gjen

Pranvera Dika, është para dhe tetraplegjike që në lindje. Gjatë 36 viteve jetë, ajo qëndron me nënën, nuk gjen punë, dhe nuk ndihmohet nga askush.

“Ne duam të jetojmë dhe jo të lypim në rrugë. Unë kam 36 vite në karroce. Kam lindur e paralizuar. Vështirësitë e mia kanë nisur që ditën e parë që kam ardhur në jetë. Një nënë 67 vjeçe po kujdeset për një vajzë 36 vjeçare. Nuk është normale. Ajo ka probleme vetë, dhe jo t'i shërbeje një personi në karrocë”, tha Pranvera.

Njëjtë si Pranvera, para kryeministrisë ishin grumbulluar dhe të tjerë persona me probleme të shendetit fizik, të cilët janë në mesin e 170 e mijë të tillëve në vend. Kërkojnë që paga e kujdestarit të vlerësohet sa rroga  minimale apo të ju jepen 30 mijë për paketën higjeno-sanitare.

“Janë 8 pika kryesore që ne na kanë penalizuar shumë për të jetuar. Të bëhet një rrogë minimale për kujdestarin sepse me 12 mijë lek nuk na vjen asnjë për të shërbyer. Është dhe paketa e higjenës sanitare të bëhet 30 mijë lekë. Të na jepet energjia elektrike siç ka qenë më parë. Kujdestari që na shërben të dalë poas 15 vitesh shërbim pune të rëndë. Të na japin dhe 80 litra karburant. I bëj thirrje kryeministrit”.

Aksesueshmëria e institucioneve apo transportit publik, probleme në punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe një sërë problemesh të tjera, u konstatuan edhe në një raport alterantiv të organizatave të ndryshme mbështetur nga OKB

“Konventa detyron shtetin shqiptar qe te marre masa të duhura për të krijuar kushte të barabarta për personat me aftësi të kufizuar. Ne kemi evidentuar qe ka problematika të shumta në të drejtat e njeriut. Një nga problematikat që vazhdojmë të konstatojmë është aksesueshmëria. Shumë godina shtetërore dhe private që janë të hapura per publikun janë të pa aksesueshme për personat me aftësi të kufizuar. Transporti publik është gjithashtu shumë problem. Keni parë linjat që janë me autobusë te vegjël. Janë tërësisht të pa aksesueshme. Për të mos folur qe nuk ka element për personat që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë. Transporti ndërqytetës është tërësisht i pa aksesueshëm. Problem tjetër vazhdojmë të kemi me punësimin. edhe pse është ndryshuar ligji, mekanizmat që duhet ta bëjnë të zbatueshëm nuk po vihen në zbatim.

Si rezultat pak persona me aftësi të kufizuar janë të punësuar. Një çështje tjetër shumë e rëndesishëm është jetesa e pavarur, e cila si element kyç ka ndihmësin personal. Ndihmësi personal ndihmon në aktivitetet tona të përditëshme. Pagesa për ndihmësin personal është tërësisht e pa arsyeshme për të punësuar një person në tregun e lirë të punës. Është sa një e katërta e pages minimale. Pa ndihmës, gjasat janë që te jesh i harruar. Pa ndihmë për gjërat bazë, jo më të jesh i integruar që është edhe thelbi i jetesës së pavarur. Pagesa është e pamjaftueshme dhe nuk njohen kountributet shoqërore. Kemi pa fund problematika dhe në arsim. Ende 50% e shkollave janë te pa aksesueshme. Sidomos në zona rrurale. Shumë fëmijëve ju kufizohet një e drejte baze. Janë 170 mijë persona me aftesi të kufizuar”.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 04/12/2023 19:15

    E patolerueshme perkrahja per kete shtrese nga ana e institucioneve shteterore. Nuk behet asgje per reabilitimin e tyre ashtu si ka ne vendet e tjera, Greqi, Itali e kudo neper Europe institute shteterore qe japin sherbimin falas, ndersa tek ne jane dhene me dhjetra licensa qe rjepin hallexhinjte dhe jane te paafte nga ana profesionale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!