‘Në Shqipëri djalit do i prisnin këmbët’, besimtarja rrëfen mes lotësh historinë me Kryepeshkopin Anastas: E dërgoi në Greqi për kurim, sot shëndoshë e mirë (VIDEO)

TIRANË- Lotët e mirënjohjes nuk mund t’i fshihte teksa rrëfente historinë e saj si e njohu Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Report Tv sjell historinë një besimtareje që tregon ndihmën dhe mbështetjen që mori për kurimin e djalit në vitin 1993 nga Kryepeshkopi Janullatos, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës.  

“Për mua ka një domethënie shumë të madhe, mua ma ka shëruar djalin,” – thotë ajo mes lotësh duke kujtuar momentin kur në vitin 1993, jeta e saj dhe djalit mori një kthesë të papritur.

Në atë ato vite të trazuara për Shqipërinë, besimtarja tregon për Report Tv se kishte ardhur nga Tropoja në Tiranë me të birin e sëmurë rëndë.

“Në 1993 e dini rrëmujën si ka qenë, edhe unë erdha nga Tropoja, djalin e kisha shumë të sëmurë dhe nuk kurohej dot se kishin ikur të gjithë mjekët”, tregon ajo për Report Tv.

Mes lotësh ajo tregon se Kryepeshkopin Anastas e takoi në spital, ndërsa ai u kujdes personalisht që asaj dhe djalit t’u nxirrte vizën brenda 7 ditësh dhe i dërgoi në Greqi për kurim.  

“E ndesha rastësisht tek Sanatoriumi, po binte rroba. Isha me një shoqen time dhe doktori tha vetëm po t’ia këpusim këmbët. Unë dola duke qarë jashtë. Më pa dhe i tha shoqëruesit të vet, shko pyete shoqëruesin çfarë ka. Erdhi ai dhe unë i tregova si ishte puna e djalit. Dhje ai më tha nesër eja te kisha Ortodokse. Shkova aty dhe për 7 ditë më nxori vizën dhe më çoi në Greqi. I bënë një kurim të jashtë zakonshëm. Djali shpëtoi, bëri një sakrificë të madhe. E çoi në 1993 dhe 1994 dhe sot është shëndoshë djali”, shprehet besimtarja.

Në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë mbahen homazhe edhe sot për kryepeshkopin Anastas Janullatos, ndërsa nesër në 11:00 mbahet ceremonia mortore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira e Kryepeshkopit, kryeministri Mitsotakis në katedrale pas homazheve shtrëngon dorën me Ramën e Berishën

Lamtumira e Kryepeshkopit, kryeministri Mitsotakis në katedrale pas homazheve shtrëngon dorën me Ramën e Berishën