Në një kohë kur mijëra gjuetarë në vend e kanë të ndaluar të ushtrojnë gjuetinë për shkak të moratoriumit, ish kreu i qarkut përfaqësues i Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook shprehet se pasioni nuk ndalet dhe hedh foto me mbi 40 zogj të vrarë.

Ndërkohë vetë Eguen Isaj nëpërmjet komenteve të postuara si përgjigje ndaj miqve të tij, shkruan se zogjtë që shihen mbi makinën e tij nuk janë vrarë në territorin e Shqipërisë, por në atë të Maqedonisë, ku është hapur edhe sezoni i gjuetisë.

Isaj shton se ai është antar i shoqatës së gjuetarëve  në Maqedoni.

facebook
(Komenti ku Isaj shprehet se vrasja e shpendëve është bërë në Maqedoni)

Por edhe nëse ka ndodhur në një territor jashtë vendit, mbetet mister fakti se si është lejuar Isai të vras kaq shumë zogj duke i reklamuar ato më pas si pasioni që nuk ndalet!

Eugen Isaj prej disa vitesh ka qenë kreu i qarkut në Elbasan ndërsa në zgjedhjet e fundit ai ishte kandidat i PD për deputet por nuk mundi të zgjidhej.

zogjte zyrtari i pd
(Fotografia e postuar nga Eugen Isaj në Facebook)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com