Në Shqipëri mund të zhvillohet referendumi! Faktet që rrëzojnë Ilir Metën

Në Shqipëri mund të zhvillohet referendumi! Faktet që rrëzojnë Ilir Metën

Erida Skëndaj, juriste

TIRANE-Pretendimi i Presidentit Ilir Meta ditën e sotme se në Shqipëri nuk mund të zhvillohet referendum për mungesën e një ligji nuk është e vërtetë. "U bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte'' deklaroi Ilir Meta. Përveç faktit që në këto 21 vite ai vetë ka qenë pjesë e rëndësishme e ''klasës politike'' që tani e anatemon, referendumi në Shqipëri është plotësisht i realizueshëm. Sikur e shpjegon edhe juristja Erida Skendaj në këtë shkrim të botuar më prill të vitit 2019 për llogari të Komitetit Shqiptar të Helsinkit rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të referendumeve në vendin tonë përcaktohen në Kodin Zgjedhor të vitit 2003. Rasti i fundit ka qenë në vitin 2013, kur është organizuar referendumi kundër ligjit për importin e mbetjeve, që nuk u realizua vetëm pse qeveria ndërkohë i kishte shfuqizuar nenet e kundërshtuara. Por shkrimi i juristes Erida Skëndaj evidenton edhe që sipas Kushtetutës shqiptare, referendum popullor nuk mund të prekë asnjë nen të Kushtetutës: pra nëse ky është objektivi i nismës së Ilir Metës, që tani kuptohet që është një nismë e dështuar.

Historiku i referendumeve në Shqipëri
Nga Erida Skëndaj, Juriste
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar përdorimin e referendumit, si një mjet për të përforcuar legjitimitetin demokratik të vendimeve politike si dhe për të rritur përgjegjshmërinë e institucioneve përfaqësuese. Komisioni i Venecias e ka cilësuar referendumin si balanca kundër partitokracisë. Sipas Kushtetutës tonë, populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti. Në vendin tonë, referendumi është e drejte kushtetuese dhe përfaqëson formën më të pastër të ushtrimit të demokracisë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Referendumi është parashikuar në nenet 150, 151/2, 177 dhe 108, pika 4 të Kushtetutës. Megjithatë, 50,000 qytetarë me të drejtë vote dhe/ose institucionet që kanë të drejtë ta propozojnë, shumë pak e kanë ndërmarrë këtë nismë direkte të demokracisë për shfuqizimin e një ligji, miratimin e një projektligji, për të vendosur për një çështje të rëndësisë së veçantë dhe për miratimin e amendamenteve kushtetuese. Deri më sot, në vendin tonë nuk janë zhvilluar referendume lokale, pavarësisht se ka pasur disa tentativa sidomos për problemin e mjedist.

Rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të referendumeve në vendin tonë përcaktohen në Kodin Zgjedhor të vitit 2003. Mbas këtij viti, Kodi Zgjedhor ka ndryshuar disa herë, por asnjëherë nuk janë rishikuar apo diskutuar rekomandimet mjaft të rëndësishme, që janë bërë për referendumet nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR, në vitin 2004. Edhe në opinionin e përbashkët të 2007, Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR evidentojnë faktin, se rekomandimet e bëra prej tyre në 2004 mbeten të pazbatuara dhe se Kodi Zgjedhor nuk ka pësuar ndryshime në këtë drejtim.

Më 29 Dhjetor 2008, Parlamenti me konsensus të gjerë miratoi Kodin e ri Zgjedhor. Në këtë Kod nuk u përfshi pjesa IX, Referendumet, por në nenin 185 të tij u theksua se: “Referendumet e ligjit nr.9087, datë 19.06.2003” të Kodit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar, si dhe çdo pjesë e dispozitave të tij që ka lidhje me të mbetet në fuqi, deri në miratimin e ligjit “Për referendumet e përgjithshme dhe vendore”. Kjo do të thotë se duhej miratuar ligji i ri vetëm për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore dhe jo referendumet kushtetuese, të cilat trajtohen dhe zbatohen në përputhje me nenin 177 të Kushtetutës.[1] Prej vitit 2008 dhe deri më sot, legjislacioni i zbatueshëm për referendumet janë pikërisht nenet e Kodit Zgjedhor të vitit 2003, të cilat ndër të tjerash paraqesin problem të karakterit kushtetues.

Por cilat janë në këto 29 vite demokraci, referendumet e suksesshme dhe nismat e ndërmarra për referendum që nuk kanë rezultuar të sukesshme?

  • Në dt.6 Nëntor 1994 është zhvilluar referendum i përgjithshëm për projekt kushtetutën e përgatitur në atë kohë. Shumica e zgjedhësve i thanë jo këtij referendumi.
  • Më dt. 29 Qershor 1997 u zhvillua referendum i përgjithshëm për formën e qeverisjes me alternativat “Republikë” ose “Monarki Kushtetuese” ku shumica e zgjedhësve zgjodhi formën “Republikë”
  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është miratuar në 28 Nëntor të vitit 1998 me anë të referendumit, ku shumica e zgjedhësve i thanë po Kushtetutës së re.
  • Në datën 23.10.2003, Gjykata Kushtetuese morri në shqyrtim kërkesën e 53000 zgjedhësve, me objekt zhvillimin e Referendumit për shfuqizimin e neneve 4 dhe 6 të ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Në bazë të nenit 152, pika të Kushtetutës dhe nenit 129, pika 2 të Kodit Zgjedhor, Gjykata Kushtetuese vendosi “Deklarimin si të papajtueshëm të kërkesës për shfuqizimin e neneve të këtij ligji, me arsyetimin se ky ligj është në ato kategori ligjesh për të cilat Kushtetuta, nuk lejon ndërmarrjen e një procedure të tillë referendare. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kuadri ligjor i financave publike është kompleks dhe përfshin ligjet e buhetit, të taksave dhe të detyrimeve financiare të shtetit..[2]
  • Më datë 29.05.2008, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është paraqitur kërkesa e një grupi nismëtar prej 24 zgjedhësish për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e neneve 5, 7 dhe 8 të ligjit nr.9904, datë 21.04.2008 “Për disa ndryshime në Kushtetën e RSH”, të ndryshuar”. KQZ-ja vendosi mospranimin për shqyrtim të kërkesës së Grupit Nismëtar për Zhvillimin e Referendumit (Grupi Nismëtar). Në vendimin e KQZ-së arsyetohet, ndër të tjera, se kërkesa e paraqitur ka të bëjë me një “referendum kushtetues”, sipas nenit 122 të Kodit Zgjedhor dhe jo me “referendum të përgjithshëm”. Grupi Nismëtar për Zhvillimin e Referendumit, më pas, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për “Shfuqizimin e vendimit të mësipërm të KQZ-së dhe interpretimin e nenit 150, pika 1 dhe nenit 177 të Kushtetutës”. Në opinionin nr. 517/2009, dt. 13 Mars 2009, Amicus Curiae për pranueshmërinë e referendumit për shfuqizimin e amedamenteve kushtetuesë”, Komisioni i Venecias vëren se neni 177 Kushtetutës kërkon që pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e popullit në procesin kushtetues mund të organizohet ose me kërkesën e dy të tretave të anëtarëve të Kuvendit (177/4) ose me kërkesë të një të pestës së anëtarëve të Kuvendit (177/5). Bazuar edhe në Amicus Curiae të Komisionit të Venecias, Gjykata arrin në përfundimin se Kushtetuta e Shqipërisë lejon thirrjen e një referendumi për amendamentet kushtetuese vetëm brenda kufijve të parashikuar nga neni 177. E drejta e 50 mijë shtetasve me të drejtë vote për të kërkuar shfuqizimin e një ligji, sipas nenit 150, nuk shtrihet në ligjet për rishikimin e Kushtetutës. Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.47, datë 05.06.2008 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.[3]

Gjykata Kushtetuese është vënë në lëvizje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili i është drejtuar kësaj gjykate për shqyrtimin, paraprakisht, të kushtetutshmërisë së kërkesës së grupit nismëtar për shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, bazuar në nenin 152, pika 1 e Kushtetutës dhe në nenin 129, pika 1 të Kodit Zgjedhor, i ndryshuar. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se, ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe nenet 22, pika 3, dhe 49 objekt referendumi, nuk i përkasin ndonjërës prej kategorive të ligjeve për të cilat ndalimi për t’iu nënshtruar referendumit është absolut dhe as ndalimeve të nënkuptuara, të cilat mund të shërbenin si arsye bindëse për të vlerësuar se ekziston lidhje e drejtpërdrejtë me to. Në përfundim të gjykimit, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, vendosi, deklarimin si të pajtueshme me Kushtetutën të kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e neneve të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Në vijim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në datën 9 Prill 2013, Presidenti i Republikës dekretoi datën 22 dhjetor 2013, për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm. Referendumi në fakt nuk u zhvillua, pasi në datën 10.10.2013, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr.156/2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me anë të të cilit u ndryshua pika 3 e nenit 22 dhe nenit 49 të këtij ligji, nene të cilat ishin objekt i referendumit shfuqizues të kërkuar.[4]

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 23/11/2019 12:32

    Referendumi eshte ZGJIDHJA politike e ketij vendi ZGJEDHJET e drejta dhe te lira pa nice pa GJIKNUR pa Dako eshte ZGJIDHJA e DREJTE politike vetem vota e drejte SHKATERON rilindje e ed Rames qe Po behet si Enver Hoxha I moderruar

    Përgjigju
  • FATMIR EDEPSËZ ÇAFAJ VLLAI GENTIT: 23/11/2019 12:05

    Juristja ka shkruar një artikull shum korrekt. Po ku ka likja karakter e dinjitet e ku mer vesh likja nga kto gjëra. Likja mer vesh prefekt vetëm për vjedhje, intriga, poshtërsi , e për kto gjera likja është kampjon sëbashku me baxhellën e tij nafie dybekun me plagjatur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus