KAKAVIJE- Dy student polakë janë arrestuar pasi po tentonin të nxirrnin jashtë Shqipërisë 1 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë. Droga, në formën e boces, rifuxho ishte fshehur brenda në bombulën që shërbente për furnizimin e automjetit me gaz.

Të arrestuarit janë: Lukasz Pytel, i datëlindjes 1991, lindur dhe banues në Poloni, student ne vitin e tretë dega Informatikë në Poloni dhe Tomasz Kratowski, i datëlindjes 1990, lindur dhe banues në Poloni, student ne vitin e tretë dega informatikë në Poloni.

Këta shtetas kishin ardhur në Shqipëri si turistë dhe lëndën narkotike do ta trafikonin në Poloni.

Arrestimi i tyre është bërë pasditen e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës.

“Rreth orës 15.30, të dates 26.11.2013 , Efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të automjetit tip Ëolsvagen Pasat, me targa Polake DST- U 147 që drejtohej nga shtetasi Polak Lukasz Pytel, kanë konstatuar se në bagazhin e automjetit konkretisht në bombulën që shërbente për furrnizimin e automjetit me gaz, në brendësi të saj, kishte lëndë narkotike mariuanë në formën e boces, rifuxho .Në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një shtetas tjetër Polak ,Tomas Kratoëski,i cili ishte shok me drejtuesin e automjetit.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Pas zbulimit të drogës është bërë shoqërimi në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër të dy studentëve, së bashku me automjetin dhe bombulën e gazit me lëndë narkotike.

“Grupi hetimor me mjete prerëse ka bërë të mundur hapjen e bombulës së gazit ku rezultoi se brenda saj kishte lëndë narkotike Mariuanë , në formën e boces të futur rifuxho në brendësi të bombulës , ku pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 12.3 kilogramë mariuanë.”- vazhdon njoftimi. Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas kishin lidhje me njëri -tjetrin dhe bashkëpunim në trafikun e lëndës narkotike. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

(Ne foto: Droga e sekuestruar dje)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)