Në Shqipëri, viktima e parë e
gripit të derrit një grua shtatzënë

Në Shqipëri, viktima e parë e<br />gripit të derrit një grua shtatzënë
TIRANE- Në Shqipëri shënohet viktima e parë nga virusi AH1N1. Një grua 30-vjeçare me inicialet I.M., 13-javëshe shtatzënë, ka qenë viktima e parë që ka humbur jetën nga virusi i njohur si "Gripi i derrit".

Lajmi u bë zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se në vendin tonë janë konstatuar 26 raste të prekura nga ky virus vdekjeprurrës.  

 Ministria e Shëndetësisë deklaron se pacientja I.M humbi jetën dje në pavionin e terapisë intensive të  "Shefqet Ndroqit”.

Pacientja I. M., 30 vjeç nga rrethinat e Fierit ishte shtruar më 25 shkurt në Sanatorium dhe ndërroi jetë dy ditë më pas. Përveç infektimit me virusin e gripit të derrit 30-vjeçarja  ishte diabetike e tipit të I-rë Insulinovartëse,duke e rënduar gjëndjen e saj shëndetësore.

"Meqënëse pacientja kishte pasur shenja të shfaqjes së sindromës së insufiçencës akute respiratore dhe dyshime të prekjes nga gripi, i janë marrë mostra nazofaringeale në mëngjesin e datës 25/02/2014, të cilat janë dërguar sipas procedurës standarte në laboratorin virologjik në Institutin e Shëndetit Publik për evidentim dhe tipizim të virusit të gripit. Në shërbimin e reanimacionit të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientja ka marrë trajtim intensiv përfshirë edhe ventilim mekanik. Në paraditen e datës 27/02/2014 pacientja ka ndërruar jetë. Në pasditen e datës 27/02/2014 nga përgjigjet rezulton se pacientja ka qënë pozitive me virusin A/H1 pdm09."- sqaron ministria e Shëndetësisë.

NË SHQIPËRI, 26 TE PREKUR NGA GRIPI I DERRIT
Ministria e Shëndetësisë deklaron se prej muajit tetor janë evindentuar 26 raste me virusin A/H1 

"Prej javës së 3-të të muajit Tetorit 2013 deri më datën 27 Shkurt 2014 janë dërguar në në ISHP 433 mostra nga persona të dyshuar për Grip. Numri i mostrave ka ardhur në rritje në muajin Shkurt, 245 (57%) e totalit të tyre, dhe po kështu, edhe pozitiviteti i tyre. Gjithsej, 57 (13%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e Gripit. 31 (54%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A/H3 dhe 26 (46%) mostrave pozitive me virusin A/H1 pdm09."- informon ministria. 

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE E GRIPIT NE EVROPE
Bazuar nga të dhënat e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën dhe ECDC-së (European Center for Disease Control), panorama e përhapjes dhe intensitetit të gripit në Evropë paraqitet e përzier ose mikse.

Greqia dhe Finlanda raportojnë një aktivitet të gripit me intensitet të lartë, ndërkohë që 11 vende të tjera raportojnë një aktivitet me intensitet mesatar.

Nga rastet e dyshuar për grip, vetëm 37% e tyre kanë rezultuar pozitiv (Java 7-të, 2014). 98% e rasteve pozivive për grip, janë pozitiv si për virusin sezonal dhe/ose për atë pandemik. Në dy vendet fqinjë, Itali dhe Greqi, është raportuar një bashkëmbizotërim i të dy viruseve. Duke filluar që nga Tetori 2013 e deri më sot (25/2/2014), në Evropë raportohen 2531 raste të hospitalizuara të konfirmuara laboratorikisht pozitiv për virusin e gripit.
 
Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre