Në shtëpinë e BBV-së e akuzoi për lojë, Ilir Shaqiri uron Einxhelin dhe Dj Dagz! Nuk mungon as reagimi i Beatrix Ramosajt

Në shtëpinë e BBV-së e akuzoi për lojë, Ilir Shaqiri uron Einxhelin dhe Dj Dagz! Nuk mungon as reagimi i Beatrix Ramosajt

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (Dj Dagz) surprizuan fituesin e BBV-së, Ilir Shaqirin.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip ndër kritikët më të mëdhenj të marrëdhënies së moderatores me Dj ishte balerini.

Ai shprehej se Einxhel gjithë këtë e bënte për vëmendje, dhe se nuk do të zgjasnin shumë. Mirëpo, ja ku jemi Dagzi dhe Einxhel do të bëhen prindër.

Pas konfirmimit të këtij lajmi nga Shkira, nuk ka munguar edhe një reagim i Ilir Shaqirit.

‘I tejkaluat parashikimet. Bravo ju qoftë,’– shkruan fituesi i Big Brother Vip në seksionin e komenteve të videos së Einxhel.

Më herët edhe Beatrix Ramosaj e ka uruar Dagzin dhe Einxhel.

‘Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. Zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë,’-shkruante këngëtarja në Instastory.

2/2
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet