SIBERI - Një qytet i vogël në mes të Yakutia-s, një rajon në Siberi rreth 9 mijë kilometra në lindje të kryeqytetit rus nuk mund të jetë në hartën e destinacioneve turistike, por është e njohur si një nga vendet më të ftohta të botës banuar nga qeniet njerëzore.

Ky qytet i vogël regjistron temperaturën më të ulët ku në një rrugë lexohet tabela “Oymyakon, Poli i ftohtë", ku temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë është 67,7 gradë celcius nën zero.

Në Oymyakon, më shumë se 500 njerëz jetojnë gjatë gjithë vitit, duke jetuar në rutinën e tyre të përditshme dhe nuk i frikëson klima ekstreme.

Dimrat në këtë pjesë të botës janë të gjatë, mesatarisht zgjat deri në tetë muaj.

Klima në Oymyakon është ndoshta më e ashpra në Tokë, por 1,000 kilometra në veri të saj ndodhet një tjetër qytet i rajonit të Yakutian, Verkhoyansk e cila gjithashtu pretendon se është vendi më i ftohtë i banuar në botë.

Në një gabim shtypi, që u dallua në disa dokumente thuhej se në vitin 1885 në Verkhoyansk u regjistrua temperatura minus 67,8 gradë Celcius, por banorët e Oymyakon kanë vite, që pretendojnë se titulli për vendin më të ftohtë të banuar nga qënjet njerëzore është qyteti i tyre.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)