''Ne s’jemi plakur, por jemi rritur'! Ritakim pas 50 vitesh i maturantëve të 1967-1968/ Reportazh nga Skrapari

''Ne s’jemi plakur, por jemi rritur'! Ritakim pas 50 vitesh i maturantëve të 1967-1968/ Reportazh nga Skrapari

Ritakohen pas 50 vitesh maturantët e 1967-1968 në Skrapar

Në buzë mbrëmjen e 27 shtatorit 2018, jemi duke udhëtuar për në Çorovodë. Në Orizaj lëmë rrugën e vjetër, atë tradicionale,dhe marrim rrugën e re, atë që, sapo hyn në Çorovodë, të prezanton me Osumin dhe Kanionet e tij, me qendrën e re të qytetit. Shumë bukur por ne, të mësuarve me rrugen e vjetër (besoj edhe atyre që do të vinë rishtas në Skrapar), do të na mungojë pamja e mrekullueshme, befasuese e Çorovodës parë nga kthesa e fundit e Vërzhezhës. Ajo pamje, sidomos në buzë mbrëmje si e sotmja, prezanton Çorovodën e vërtetë, padyshim një nga më të bukurit ndër qytetet e vegjël të vendit.

Destinacioni ynë është Hotel Kanioni në të dalë të qytetit, një tjetër pikë referimi për turistët, sidomos për ata që duanë të vizitojnë konionet e mrekullueshme të Osumit. Sot nuk jemi turistë, nuk na kanë sjellë në Çorovodë kanionet e saj, por diçka tjetër, diçka më shpirtërore. …Organizatorët kanë bërë gjithçka gati, takohemi me njëri tjetrin, shkëmbejmë bisedat e para dhe zëmëvend  rreth tavolinës së madhe të shtruar për këtë mbrëmje. Doktor Maksi, një nga iniciatorët e këtij takimi, merr fjalën e rastit. Përshëndet pjesëmarrësit, përshëndet edhe të gjithë ata që nuk kanë mundur të jenë në këtë takim, pastaj na lutet të dëgjojmë një mesazh që kadërguar një nga ata që mungon. 

Lexon mesazhin: “Të dashur ish-nxënsit e mi! Ju uroj gëzuar festën e 50 vjetorit të maturimit të shkollës së mesme.Ju kërkoj të falur për mungesën time, por me shpirt jam aty.Ju jeni matura që keni bërë emër në gjithë brezat që kanë mbaruar këtë shkollë.Jemi edhe ne mirënjohës dhe krenohemi me ju.Të gjithë nxënsit e klasës tuaj dallohen për kontribute të veçanta. Pas mbarimit të shkollës së lartë keni kontribuar në arsim, mjekësi, drejtësi, ekonomi etj..Të gjithë jeni të mrekullueshëm.Bashkë me ju përshëndes edhe gjithë kolegët e mi, mësuesit tuaj, që janë aty me ju në këtë gëzim dhe përmallje, fizikisht apo shpirtërisht. Ju uroj me gjithë zemër të festoni dhe shumë herë të tjera përvjetorëtë  tillë. Ju dua dhe respektoj të gjithëve.
Ish mësuesi juaj, Qani Zaimi
”.

Duartrokitje, edhe ndonjë lot! Ata qëdëgjuan  dhe duartrokitën mesazhin e Drejtor Qaniut (kështu thirret “Mësuesi i Merituar” Qani Zaimi në Skrapar) janë 14 (katërmbëdhjetë) “vajza dhe djem” që në fund të vitit të largët 1967-1968 ishin maturantë në shkollën e mesme të përgjithshme “Ramis Aranitasi” Corrovodë (Skrapar), disa nga bashkëshortet apo bashkëshortët e tyre si dhe tre (vitet kanë bërë punën e tyre) nga mësuesit e atij viti mësimor.

Më tej kaluamë një mbrëmje të bukur, me kujtime, batuta, pse jo edhe me ndonjë “prapësi të moshës”, duke kulmuar me promovimin e një libri me poezi të të vetmit shok tëmatures jo nga Skkrapai, të Beratasit Kujtim, për të vazhduar të nesërmen…

28 shtator 2018, ora 09.00 jemi në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Kahreman Ylli” Çorrovodë. Është pikërisht ndërtesa e kësaj shkolle ajo që në vitet 60 (gjashtëdhjetë)  të shekullit të kaluar ishte shkolla e mesme e përgjithshme “Ramis Aranitasi”, nxënës të së cilës, në vitet 1964-1968, kemi qënë edhe ne. Në vitin e largët 1971 në Çorrovodë u ndërtua shkolla e re e mesme, një nga ndërtesat më të bukura të qytetit dhe pse jo një ndër shkollat më të bukura për kohën në gjithë vendin. 

Maturantët e 1967-1968 në shkollën “Ramis Aranitasi” Çorovodë ritakohen pas 50 vitesh

Ne zgjodhëm  të vizitojmë shkollën e “vjetër”. Aty  i kemi gjithë kujtimet, dhe bëmë mirë. Bëmë mirë sepse aty gjetëm ngrohtësi dhe respekt, patëm mikëpritjen e “zotëve të shtëpisë”, edhe pse nuk i kishim njoftuar për vizitën. Në hyrje të shkollës takuam një nga punonjëset e shërbimit, pasi u prezantuam se kush ishim dhe çfarë donim, ajo na shoqëroi për tek salla e mësuesëve. Në katin e dytë, në korridor dhe në sallën e mësuesve, takuam disa nga mësuesit, të cilët, për momentin, nuk kishin mësim.

Përshtypja e parë: dy punonjëset e shërbimit në katin e pare dhe mësuesit në katin e dytë në koridor apo në sallën e mësuesëve ishin të gjithë me uniformë (bluzë të bardhë), në shkollëqetësi  e admirueshme për një institucion si shkolla. Dikush nga mësueset njofton Drejtoreshën e Shkollës për këtë vizitë të pa pritur, por, me sa pamë, të mirë pritur prej tyre, Ndërsa jemi duke biseduar me mësues, ndonjërin edhe e njohim personalisht, dikujt i njohim prindërit, vjen Drejtoresha e Shkollës, edhe ajo me uniformë. Burbuqe Gzhilli, kështu quhet Drejtoresha, pasi takohet me ne përzëmërsisht dhe merr vesh arsyen e vizitës tonë, na thotë: “E gjithë shkolla sot është në dispozicionin tuaj, për mua dhe trupën mësimore të shkollës është nder dhe kënaqësi e vecantë që ju na vizituat”. 

U ndamë me Drejtoreshë Burbuqen dhe u drejtuam për tek klasa ngjitur me sallën e mësuesëve, në klasën ku ne bënim mësim në vitin e fundit të shkollës së mesme. Nxënësi kujdestari i klasëssë njëmbëdhjetë (viti i maturës në kohën e shkollimit tonë) kërkon që ne nxënësit të rreshtohemi në hyrje të shkollës dhe me qetësi të hyjmë në “mësim”. Hyjmë në klaë, emocion i paparë! Në tabelë, me shkrim dore ( nuk ishte më i miri shkrim i mundshëm në klasën tonë, ndryshe do të ishte po ta shkruante, bie fjala, Elmazi) dikush kishte shkruar: “Ne s’jemi plakur por jemi rritur”! Pas diskutimesh, duke u përpjekur të kujtojmë shkrimin e njërit dhe të tjetrit, e kuptuam se ai shkrimi “si këmbët e pulës” ishte i kujdestarit tonë.Një nga nxënset e shkollës mikëpritëse, me njëtuf  të bukur lulesh në duar, shoqëruar nga disa mësuese dhe mësues, hyn në klasë. Me një sinqeritet fëmije por edhe me një shkathtësi të admirueshme na përshëndet, na falnderon për surprizën që u bëmëdhe  i dhuron mësues Ganiut tufën me lule.

Nxënësja dhe mësueset dalin. Nëndrejtor Gani Zyko (mësuesi ynë i letërsisë) ulet në karriken pranë tryezës së mësuesit dhe na fton që të zhvillojmë së bashku, si dikur, një orë letërsie, prezantoi temën…Nga vëndi ku ishte ulur, kujdestari i klasës i drejtohet mësues Ganiuat: “Mësues, a mundeni tëna lejoni që këtë orë mësimi ta bëjmë pak ndryshe nga tradicionalja. Ne jemi ulur në këto banga pas 50 (pesëdhjetë) vite, pra pas “pushimeve verore” dhe është zakon që nxënsit, orën e parë të mësimit në vitin e ri shkollor, trgojnë, në formë hartimi me temë të lirë, se si  kanë kaluar pushimet. Le ta bëjmë edhe ne këtë”. Dakort- thotë mësues Ganiu.

Kujdestari merr regjistrin, porosit shoqet dhe shokët qëkush dëgjin emrin të thotë këtu dhe pastaj të tregojë shumë shkurt çfarë ka bërë gjat këtyre viteve. Bjemë të gjithë dakort dhe fillon ora e mësimit.

Matura 1967-1968 në shkollën e mesme “Ramis Aranitasi” Çorovodë

1. Arta Pëllumbi: Mbasi mbarova maturën kërkova të vazhdoj studimet e larta por, për arsye biografie, nuk mu dha e drejtë studimi për shkollën e lartë. Me përpjekje arrita të siguroj të drejtën për të bërë një vit shkollë për laburante.Punova disa vite në Çorrovodë, pastaj u vendosa dhe punova në Tepelenë, aktualisht banoj në Tiranë, në pension.

2. Bardhi Aliçka: Përfundova studimet e larta në Institutin Bujqësor Tiranë, në degën Zotekni. Me përfundimin e studimeve emërohem dhe filloj punë në Skrapar, me detyra të ndryshme në fushën e bujqësisë. Mbas ndrrimit të sistemit, u mora me aktivitete ekonomike private potë fushës time.Sot banojnë Tiranë, në pension.

3. Diana Shkëmbi: … Kujdestari: Mësues! Diana mungon pa arsye, por dimë që ka përfunduar arsimin e lartë për Stomatologji, ka punuar në Tiranë (ajo ishte me banim në Tiranë dhe vazhdoi shkollën e mesme në Çorrovodë). Tani jeton në SHBA.

4. Elmas Guga: Vazhdova studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë. Në vitin 1972, pas përfundimit të studimeve, për arsye shëndetësore nuk mund të punojë në fushën e arsimit prandaj dhe më emëruan në Institutin Kërkimor Bujqësor në Lushnje, me detyrë Matematikan. Pas prishjes së Institutit, u vendosa në Tiranë, punova disa vite në INSIG. Jam në pension.

5. Ethem Xhamëni: Mbasi mbarova maturën fillova studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Tiranë. Me përfundimin e studimeve, viti 1973, emërohem dhe filloj punë në Skrapar, mesues në Shkolla e Mesme Mekanike Polican, Pas dy vitesh trasferohem mësues i lëndëve profesionale në Shkollën e Mesme Çorovodë. Më vonë kam punuar inxhinier dhe drejtues në SMT e Çorovodës. Në vitin 1998 fillova punë si specialist në INSIG dhe shoqëri të tjera sigurimesh në Tiranë.Jam në pension, punoj edhe si ekspert i pavarur në fushën e sigurimeve.

6. Festim Myftari: Vazhdova studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Biologji – Kimi. Me përfundimin e studimeve, emërohem dhe filloj punë në Skrapar, mesues në Shkolla e Mesme të Përgjithshme Corrovodë, mësues dhe drejtues  në disa shkolla të tjera të rrethit derisa u largova nga Skrapari në vitet 2000 për të qënë pranë fëmijëve të cilët kishin filluar punë në Tiranë. Punova edhe disa vite mesues dhe  nëpunë të ndryshme administrative derisa dola në pension. 

7. Fiqirete Halili: Unë kisha dëshirë që të studjoja për Farmaci dhe dëshira m’u plotësua. Me përfundimin e studimeve, filloj punë në Skrapar, Farmaciste, Punova në Çorrovodë deri në vitin 1992, mbas këtij viti, së bashku me tim shoq, mësues letërsie për shumë vite në  Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Ramis Aranitasi” në Çorovodë, shkojmë në Vlorë, vend ku vazhdojmë të jetojmë, kam dalë në pension por vijoj punën në profesion të lirë si farmaciste. 

8. Flutura Hajdini: Kur mbarova maturën, kisha dëshirë, nuk di se si më ishte fiksuar, të vazhdoja studimet për Inxhinieri Ndërtimi. Atë vit nuk pati të drejta studimi për këtë degë kështu që përfundova në Fakultetin Juridik.Me përfundimin e studimeve, emërohem dhe filloj punë nëSkrapar ku kam punuar në shumë sektorë sinë arsim, juriste nëdisa institucione, disa vite Sekretare e Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Në vitet ‘90u vendosa në Tiranë, kam ushtruar dhe ushtroj profesionin e Avukatit. 

9. Gani Cufe: …Kujdestari: Ganiu mungon pa arsye, por dimë qëe drejta e studimit i doli për në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, ka punuar në shumë vende të Shqipërisë, arriti shumë lart në karrierën ushtarake, tanii jeton në SHBA.

10. Gëzim Hysi: Përfundova studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, emërohem dhe filloj punë në Skrapar, mesues në Shkolla e Mesme Mekanike Polican, Mbas dy vitesh kalova inxhinier në Kombinatin Ushtarak në Polican të Skaparit, punova si inxhinier por edhe si drejtues i një prej uzinave më të rëndësishme të kombinatit. Më von u mora me aktivitet privat në Tiranë, ku vazhdoj të punoj së bashku me dy djemtë, gjithashtu inxhinierë.

11. Gëzim Zyla: Unë nuk arrita të mar të drejtën e studimit atë vit që mbaruam maturën, kështu që një vit punova si mësues në shkollën 8 vjecare në një fshat tëlargët  të Skraparit. Pas një viti më japin të drejtën e studimit në Institutin Pedagogjik Shkodër.Pas studimeve emërohem në Skrapar dhe nuk ka mbetur zonë e këtij rrethi që nuk kam punuar si mësues.Kam vite që jetoj në Tiranë, jam marrë me biznese  tregëtie, tani në pension.

12. Hysen Binjaku: E doja Matematikën dhe aty më çuan. Në përfundim të studimeve emërohem mësuëes i matematikës në Shkolla e Mesme Mekanike Polican dhe pas dy vite  drejtor i kësaj shkolle, në vitin 1982 trasferohem nëUniversitetin e Tiranës, pedagog.Kam dhënë leksione kryesisht në Fakultetin e Ndërtimit deri në vitin 2009.Nga viti 2009 e në vijim jam pedagog në Universiteti Europian i Tiranës kam mbrojtur në vitin 1991 gradën shkencore Doktor i Shkencave dhe nga 2004 mbaj titullin Prof.Asoc.Dr.

13. Izet Zoto: Mbarova studimet në Institutin Pedagogjik Shkodër, mësues për shumë vite në Skrapar, zona e Potomit. Për të krijuar mundësinë që fëmijët t’i sistemoj me ndonjë qytet, në vitet ’80 vishem ushtarak dhe filloj punë si oficer në Lushnje ku qëndrova deri sa më zuri lirimi i parakohshëm. Në vitin 2000 vendosem në Tiranë, kam bërë punë të ndryshme biznesi, jam në pension.

14. Kastriot Caka:…Kujdestari:Kastrioti mungon për arsye familjare, dimë qëe drejta e studimit i doli për në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, ka punuar në shumë vende të Shqipërisë, tani jeton në Tiranë, në pension.

15. Kujtim Agalliu: Nuk munda të vazhdoja shkollën e lartë, jo se nuk doja apo nuk kisha aftësitë, por  regjimi më shihte si të pa përshtatshëm. Mu desh të bëja punë nga më të ndryshmet. Ngushëllimi i vetëm ishte letërsia. Tani jam vendosur në Elbasan, shkruaj, jam në pension.

16. Maksim Musabelliu: Ndoqa studimet në mjekësi, dega stomatologji dhe pas përfundimit të studimeve u emërova në Skrapar. Vitet e para, por këto qenë shumë, nuk kam lënë fshat tëTomorricës pa shkelur. Pas disa vitesh filloj punë në Çorrovodë,  në klinikën stomatologjike të rrethit, kam qënë përgjegjës i klinikës dhe drejtues i shëndetësisë në rreth. Me privatizimin e shërbimit stomatologjik u vendosa në Tiranë, kam një klinikë dhe punoj me vajzën edhe ajo stamatologe, djalin laburant dhe gruanë asistente.

17. Mira Frashëri:...Kujdestari:Mira mungon për arsye familjare, përfundoi studimet për gjuhë të huaja, nuk ka punuar në Skrapar pasi familja e saj ishte trasferuar në Berat,  ka jetuar dhe punuar si mësuese në Vlorë, aty vazhdon të jetojë, në pension.

18. Qazim Metani: … Kujdestari: Qazimi mungon për një arsye madhore, para pak muajsh ai u nda nga jeta pas njësëmundje të rënd, prandaj ju ftoj të gjithëve të mbajmë një minut heshtje për çamarrokun Qazim dikur dhe për Doktorin shumë të zot Qazimin  deri para pak muajsh...i paharruar.

19. Sociale Dingo: ...Kujdestari: Socialja mungon për arsye madhore, ajo u nda shumë shpejt nga jeta, pak vite pasi mbaroi maturën.

20. Syti Hysko: E doja  Matematikën por më çuan për mjekësi, fillova studimet, pas një muaj kalova për Matematikë falë një ndrrimi me një tjetër nga Berati. Në vitin 1973 emërohem mësuëes i matematikës në Shkolla e Mesme Çorrovodë, pas disa vitesh nëndrejtor i kësaj shkolle dhe inspektor në seksionin e arsimit të rrethit. Në vitin 1983 emërohrm në Universitetin e Tiranës, pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike deri në vitin 2005, kohë kur i’u bashkova fëmijëve në SHBA. Momentalisht jam në Vlorë dhe jap mësim në një universitet jo publik. Kam mbrojtur gradën Doktor i Shkencave.

21. Veis Kovaçi:…Kujdestari: Veizi mungon për arsye madhore. Ai e donte letërsinë, por adhuronte lartësitë ndaj dhe u bë pilot, një nga më të mirët e vendit. Avioni i tij pëson avari dhe piloti Veis ndërron jetë shumë i ri.

22. Xhevair Molla: …Xhevairi mungon pa arsye, e drejta e studimit i doli për në shkollën e ministrisë së brëndëshme, punoi në shumë vende të Shqipërisë, ka punuar në përfaqësitë tona diplomatike jasht shtetit, tanii jeton në SHBA.
Këtu përfundon ora e mësimit, dalim në oborrin e shkollës, bëjmë një foto dhe ndahemi me urimin: mirëutakofshim në përvjetorë të tjerë!

*Prof.Asoc.Dr.Hysen Binjaku, pedagog

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë