Në skenë që 6 vjeç, sot 45 vite karrierë! Koreografi që mban gjallë vallen shqiptare

Veprimtaria 45-vjeçare në Lezhë e koreografit të njohur Gazmend Golemi, u prezantua në një mbrëmje koreografike në skenën e pallatit të kulturës.

Shumë nga vallet popullore e folklorike që artisti u ka mësuar gjatë gjithë këtyre viteve, u performuan nga artistët e vegjël për të pranishmit.

Golemi thotë se gjatë karrierës ka pasur si qëllim të mbajë gjallë traditën dhe ta përcjellë tek brezat.

“Ne japim art dhe kulturë që të mësojnë traditën shqiptare, mos ta humbin. 45 vjet kam mësuar vallen popullore, folklorike tek këta fëmijë të mrekullueshëm. Kanë përfaqësuar edhe shtetin jashtë duke ruajtur vlerat kulturore, historike. Më duket se kanë kaluar shumë vite, por shumë pak u kallëzua për 45 vjet. Janë veprimtari të tëra. Përherë mendojmë gjëra sa më të bukura për këta fëmijë të mrekullueshëm”, tha koreografi Gazmend Golemi.

I pranishëm në këtë mbrëmje koreografike kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se Gazmend Golemi është vlerë e qytetit.  

“E konsiderojmë një nga vlerat e artit dhe kulturës lezhjane dhe me tërë. Një njeri që na bën nder. Është një brend për Lezhën dhe na përfaqëson kudo duke lënë shenjë jo vetëm në Shqipëri dhe jashtë saj”, tregoi Ndreu.

Gazmend Golemi u ngjit për herë të parë në skene në moshën 6-vjeçare, e që prej asaj kohe koreografia u bë pjesë e pandashme e jetës së tij, duke nxjerrë dhjetëra grupe valltarësh që janë vlerësuar me çmime brenda e jashtë vendit.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen