Telashe të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili pas çështjes “Hermoso” duhet të mbrohet nga akuzat e rënda.
I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve në vendin e Gjirit.
Në qendër të hetimit, siç u përmend, është dëshmia e dhënë më 15 nëntor 2022 nga xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës Spanjolle të Futbollit, Juan Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti për shkak se nuk ishte dakord me drejtimin e nipit.
Hetimet nisën edhe pas ankesës së paraqitur në organet gjyqësore për kontratat e nënshkruara nga Luis Rubiales, me ndërmjetësimin e kompanisë “Kosmos” të ish-futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite.
Deri më tani janë bërë 7 arrestime dhe 5 persona të tjerë janë nën hetim. 'Garda Civile' tha se Rubiales nuk është në mesin e të arrestuarve sepse, sipas burimeve të “Associated Press”, ish-presidenti aktualisht ndodhet jashtë vendit në Republikën Domenikane.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë
27 Mars, 13:21
-
Djali i Maradonës akuza të forta: Babanë tim e vranë dhe i vodhën paratë
25 Mars, 14:50
-
Spanjë/ Grabisnin banka dhe farmaci, vihen në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë
23 Mars, 20:08
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çerekfinalet e Ligës së Kombeve, dy ndryshime në listën e Spanjës
18 Mars, 15:58
-
Përmbytje në Spanjë, evakuuohen qindra banorë! Autoritetet mbyllin shkollat, bllokohen disa rrugë (VIDEO)
18 Mars, 15:40
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha akuzohet për vrasjen e rivalit Klodian Saliu (VIDEO)
18 Mars, 11:33
-
Protesta në Spanjë, qytetarët vërshojnë në rrugët e Madridit me rastin e 8 mars-it
8 Mars, 18:59
-
Spanjë/ U kapën me 1,25 tonë kokainë në brigjet e Vigos, Gjykata liron një nga shqiptarët e arrestuar! Tre mbeten në paraburgim, zbulohen identitetet
7 Mars, 16:24
-
Ish-mesfushori i Juventusit ndërron jetë në moshën 32-vjeçare
1 Mars, 19:27
-
Kapen duke transportuar kokainë me taksi, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
1 Mars, 17:33
-
Durrës/ Spanja e kërkonte për organizatë kriminale dhe narkotrafik, ‘Fantazma’ prangos 28-vjeçarin për ekstradim! Rrezikon deri në 26 vite burgim (EMRI+VIDEO)
28 Shkurt, 14:09