Policia Rrugore e Beratit ka bërë bilancin gjatë dy javëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe bëhet më dije se 3 shoferë janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Ndërkohë tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë këtij harku kohor Shërbimet e Policisë kanë gjobitur 4 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, teksa kanë ndëshkuar 889  për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë automjetin jashtë kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara në lejen e qarkullimit, nga përdorim vetjak në transport pasagjerësh, si dhe atyre që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 3 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Më tej, gjatë kësaj periudhe:

Janë ndëshkuar administrativisht 4 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

Janë ndëshkuar 160 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;

Janë ndëshkuar 99 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

Janë ndëshkuar 83 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;

Janë ndëshkuar 63 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;

Janë ndëshkuar 310 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

Janë ndëshkuar 174 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor