TIRANE-  Dy të rinj kanë humbur jetën brenda disa orësh në Tiranë.

Redlan Kraniqi, 18 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e tij mesnatën e së enjtes. Dyshohet se 18 vjeçari mund të ketë humbur jetën pasi e ka zënë korrenti. Ngjarja është shënuar në rrugën “Karl Gega”

Ndërkohë  që po sot në mëngjes policia informon për një 27 vjeçar që është gjetur i vetëvarur në banesë.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e vetëvarjes së Ermal Zaimit.

Sipas të dhënave të para mësohet se i riu vuante nga depresioni dhe kishte tentuar dhe një herë tjetër të vetëvritej.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)