Në tre muajt e fundit, 140 refugjatë sirianë kanë hyrë ilegalisht përmes Kapshticës

Vetëm në tre muajt e fundit në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar rreth 140 emigrantë të paligjshëm të ardhur nga vende si Siria dhe Irani. Ata kanë kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe janë futur në fshatrat kufitarë, kryesisht Vërnik dhe Trestenik.

Sirianët janë kapur në grupe prej 10 ose 20 personash, të cilët menjëherë shoqërohen në komisariat për marrjen e të dhënave. Pas rregjistrimit në Drejtorinë e Emigracionit, këta shtetas nisen drejt qendrës së azilkërkuesve në kryeqytet me mjete të policisë, të shoqëruar nga forcat e rendit.

Gjatë muajve të fundit është krijuar një bashkëpunim me efektivë të agjencisë europiane Frontex të cilët kryejnë monitorimin e futjes së emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve është kthyer në vendin e tyre, ndërkohë që kontrollet e rrepta pritet të jenë prezente gjatë gjithë kohës. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr