Masat anti-COVID/ Pika e kalimit Kufitar të Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 19 prill

Masat anti-COVID/ Pika e kalimit Kufitar të Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 19 prill

Foto ilustruese

KORÇË- Pika e kalimit Kufitar në Kapshticë do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më 19 prill! Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare që kjo pikë kufitare do të qëndrojë e mbyllur si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

"Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve", thuhet në njoftim.

Kjo pikë e kalimit kufitar vijon të jetë e mbyllur që prej muajit nëntor të 2020. Nga ana tjetër, pika e kalimit kufitar në Kakavijë është e hapur, por me orar të kufizuar dhe me një limit personash që lejohet të kalojnë. Nga 750 që është numri i lejuar, që prej 1 marsit janë lejuar të kalojnë 400 persona në ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?