Në tregje produkte jashtë standardit
AKU mbyll sot markaten në Durrës

TIRANE- Pjesa më e madhe e ushqimeve që në konsumojmë  çdo ditë janë janë jashtë standardeve dhe nuk plotësojnë kushtet e duhura higjeno- sanitare. Ky është përfundimi që mund të nxjerrim nga statistikat më të fundit të marra pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Vetëm gjatë dy javëve të fundit  në shkallë vendi, janë kryer 1322 inspektime në pika të tregëtimit të mishit, si dhe të therjes së kafshëve. Si rezultat, janë konstauar 353 subjekte, që nuk plotësojnë kushtet e Aktit Normativ dhe të gjitha këto subjekte, janë bllokuar. Janë bllokuar 731,1 kilogramë mish dhe nënprodukte të tij, si dhe janë vendosur në total 95 gjoba.

  Nga Sektori i Ushqimit me Origjinë Joshtazore janë kryer 325 inspektime, janë vendosur 38 masa administrative, si gjoba me vlerë 100.000 deri në 150.000 lekë, paralajmërime, bllokimë dhe asgjësime mallrash. Shkaqet janë mangësia e kushteve higjeno-sanitare dhe  mungesë dokumentacioni.  Në lidhje me kontrollin ndaj operatorëve të biznesit që prodhojnë dhe tregëtojnë bukë, janë kryer brenda 3 javëve, 54 inspektime, janë vendosur 29 masa administrative, si paralajmërime, pezullime dhe gjoba. Ndërkohë gjatë ditës së djeshmë është pezulluar puna në markatën e bulmeteve në Durrës për një javë, dhe brenda kësaj jave duhet të plotësohen kushtet e caktuara higjeno sanitare, në të kundërt ajo do të bllokohet.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme do të bllokohet edhe puna në markatën e peshkut, po në qytetitn e Durrësit. Në të gjitha pikat e prodhimit dhe tregtimit në vend po kryhen inspektime të vazhdueshme nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe të gjitha subjektet e bllokuara kanë marrë edhe masën me gjobë që varion nga 3000 deri në 30.000 (të reja).  Ndërsa për subjektet që duan të rihapen, ata mund ta bëjnë rihapjen vetëm pas plotësimit të kushteve dhe në prani të inspektorëve të rretheve përkatëse. Këto statistika dëshmojnë qartë për standardin e produkteve që ne konsumojnë, të cilat siç duket përbëjnë shpesh një rrezik për shëndetin tonë.

Megjithëse AKU është duke punuar për kontrollin dhe monitorimin e produkteve që ne konsumojmë, kjo mbetet një sfidë e vështirë pasi numri i subjektev që tregtojnë në kushte të tilla është i lartë. Një pjesë e mirë e subjekteve të inspektuara rezultojnë se nuk i plotësojnë kushtet higjeno-sanitare ose rezultojnë me mungesë dokumentash. Këto kanë qenë arsya që ka bërë që një numër i lartë i subjekteve tregëtare të pezullohen përkohësisht deri në plotësimin e koshteve apo edhe të bllokohen për të mos u rihapur më.  


Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë

VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë