'Ne ua vrasim familjen...', krahu i djathtë i 'kapos' që kishte lidhje me Ndrangheta-n zbërthen skemën e bashkëpunimit mafioz italo-shqiptar

'Ne ua vrasim familjen...', krahu i djathtë i 'kapos' që kishte lidhje me Ndrangheta-n zbërthen skemën e bashkëpunimit mafioz italo-shqiptar

Ismail Rebeshi dhe Sokol Dervishi

Sokol Dervishi një nga 13 të arrestuarit në janar të këtij viti në Itali si pjesë e një grupi me krime të ndryshme, kryesisht trafik kokaine, ka vendosur që të bashkëpunojë me drejtësinë.

Dervishi, njihej ndryshe se krahu i djathtë i 'shefit' Ismail Rebeshi, ndërsa në krye të bandës kishin italianin Giuseppe Trovato, ky i fundit njihej me nofkën "Peppino". Banda që operonte në Viterbo kishte lidhje të ngushta me qarqet e Ndrangheta-s.

Mediat italiane kanë mundur të zbardhin disa nga detajet e bashkëpunimit të Dervishit me drejtësinë italiane. Seanca e radhës për shqiptarin e penduar është zhvilluar të shtunë. Tashmë dervishi si bashkëpunëtor i drejtësisë do të përfitojë uljen e një të tretës së dënimit ndërsa gjyqi për të do të mbahet më 10 shkurt.

Mediat italiane kanë arritur të zbardhin një pjesë të mirë të dëshmisë së dhënë nga Sokol Dervishi përpara oficerëve të policisë disa ditë më parë. 

“Xhuzepe Trovato ishte truri i krejt grupit. Ai dëshironte të kishte nën kontroll gjithqë territorin e Viterbos. Ai donte që banorët e Viterbos të kontrolloheshin prej tij dhe të besuarve të tij. Ai donte të impononte respekt dhe nderime në komunitet”, ka deklaruar Dervishi.

“Po, është e vërtetë, unë kam qenë personi i besuar, të cilit i drejtohej Trovato për të gjitha sulmet që duhet të bënte ndaj rivalëve apo konkurrentëve të tij. Midis dy liderëve, kishte një marrëveshje. Marrëveshje që parashikonte ndihmë të ndërsjellë”- ka thënë Dervishi.

Shqiptari i njohur si Codino, e ndihmoi Ismail Rebeshin të kontrollonte tregun e droges në Viterbo dhe Rebeshi, me burrat e tij, nga ana e tij ndihmoi që Trovato të mbante nën kontroll të gjithë tregun.

“Ne e djegim vendin dhe vrasim familjen tuaj”- Në këtë metodë u kërcënua një pronar restoranti, të cilit i kishin kërkuar të dorëzonte 5,700 euro. 




Giuseppe Gjetur


Ismail Rebeshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë