Në "Urbanika", ekspertët: Lojërat e
fatit kanë rritur 30% krimin

Në fatit kanë rritur 30% krimin">
TIRANË - Emisioni “Urbanika” sot në mbrëmje me titullin: “Krimi përballë Gradave Policore” trajton operacionin e policisë në kazino dhe pika bastesh këto dy ditë, i mbiquajtur “Fund marrëzisë”.

Në studio janë të ftuar Shemsi Prençi, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, Suela Pashaj, Shoqata e Ekspertëve Shkencorë - Edmond Ahmeti, jurist i çështjeve civile, Eduart Mullaraj, ekspert për strukturat policore.

Ish-shefi i policisë Prençi e komentoi shumë pozitive veprimin e ministrit të Brendshëm, Tahiri ndaj lojërave të fatit. Ai theksoi se "sipas studimeve, lojërat e fatit kanë rritur 30% kriminalitetin në vend me: vjedhje në familje, denonicime të prindërve, bashkëshortes". Ai ka shtuar se ka studim pesëvjeçar, që tregon se ka rritur edhe divorcet në familjet shqiptare".

"Marrëzia e lojërave të fatit ka cënuar rëndë kriminalitetin, familjen shqiptare si gjithë qytetarët gjej rastin ta përgëzoj ministrin dhe trupat e policisë", tha Prençi, duke theksuar se "kupola e policisë ka ditur, fakti që s’kanë bërë gjë do të thotë se Prokuroria duhet të niste një hetim ndaj këtij aktiviteti. Sot fëmijë mbi 10 vjeç e sipër luajnë lloto, e duhen ndëshkuar ata që e lejojnë. Në çdo pikëpamje është i paligjshëm". Prençi ka shtuar edhe që "grumbullimi i provave, pajisjeve të lojërave të fatit bëhet me veprime proceduriale, se ndryshe do të quhej shkelje".
 
"Ligji për lojërat e fatit degjeneroi si ligj se e shkelën me dy këmbët. Lojëra fati ka në gjithë Europën, po jo çdo njeri futet, ku jo 5♪do njeri mund t'i hap/ pa plotësuar disa parametra. Gjoja do transferoheshin në periferi, gjë që s’ndodhi asnjëherë. Shteti ishte apatik. Shteti po flinte me krimin. S’mund të futet nje adoleshent në lojëra fati”, u shpreh Eduard Mullaraj, ekspert për strukturat policore.
 
"Krimi nuk kontrollohet ndaj forca politike që erdhi u mor posaçërisht me policinë, që ishte në përgjumje të përgjithshme, pa u futur te gradat", shtoi Mullaraj. "Fryma dhe kupola ndryshoi, se policia ajo do jetë", shtoi Prençi.

Ndërsa Edmond Ahmeti, jurist i çështjeve civile, ka kundërshtuar pushimet nga puna të profesionistëve edhe nga qeveria e re, dhe ka kritikuar arrogancën e flakjes së profesionistëve që ka ndodhur gjithë këto vite. "Pse duhet të ndodhë nëse nuk lipset si domosdoshmëri transferimi, për shembull? Kostoja e transferimit është 50 mijë lekë të reja. Miliona dollarë kosto shtesë për shkak të transferimeve për situata që nuk kanë pse të ndodhnin. Kjo rrit automatikisht borxhin. Kjo është në tejkalim të hapur të kërkesave të ligjit, e plus kësaj duhet rishikuar ligji", tha Ahmeti.

Prençi ka ndërhyrë dhe ka theksuar se "kemi ndryshuar 4 herë ligjin në njëzet vjet demokraci; s’besoj se ka vend për ndryshime, edhe sot nuk është implementuar 100% e ligjit që kemi".

Në linjë telefonike u lidh në emision edhe Florjan Serjani, këshilltar për mediat i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri: "Operacioni në lojëra fati nuk është as i pari dhe as i fundit. Është një nga operacionet e fuqishme, për të rikthyer rendin dhe sigurinë. Ka nisur dje, por nuk përfundon deri në kontrollin e të gjitha pikave".

Sipas Serjanit, operacioni ka pasur në bazë të tij befasinë. "U hodhën menjëherë në lëvizje, të mbështetura nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, nga inspektorë të tatimeve dhe financave. Rezultatet tregojnë se puna ka qenë e organizuar mirë", tha Serjani.

Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës