Deputeti i opozitës në parlament, Kujtim Gjuzi, që më shumë njihet për bëmat e tij se sa për fjalimet inspiruese në Kuvend, ka publikuar një foto që sërish ngjall shumë debate dhe kritikat. Nga rruga që të çon për Pogradec ai ka pozuar me dy armë, një pushke me dylbi që mban në krahë dhe një automatik ngjitur me të.

Çfarë ka dashur të tregojë Kujtim Gjuzi me këtë veprim duke treguar armët në rrjete sociale?  E para ky është një akt tejet negativ për edukimin e rinisë duke i stimuluar të marrin armë, ndërkohë që Gjuzi duhet të jetë një model! E dyta nëse i ka marrë për gjueti, ajo është e ndaluar. E treta edhe po ta marrësh si një mesazh politik është një SKANDAL edhe më i madh në vetvete, ku në vend të tregojë se dialogu dhe bashkëpunimi zgjidhin dhe mosdakordësitë, ai shfaq armët duke nxitur dhunë dhe vrasje!

Prandaj deputeti Kujtim Gjuzi, lodër apo armë prej vërteti të jetë ajo, duhet të kërkojë ndjesë për publikimin e pamjeve të tilla, pasi roli tij në Kuvend është ai i një ligjvënësi dhe edukimi për brezin e ri dhe ajo që po bën është pikërisht shkelja me të dyja këmbët e ligjit por edhe etikës e moralit.

Foto e publikura e Kujtim Gjuzit me armë