E dimë që familja mbretërore ka rregulla të forta dhe askush nuk mund t'i shkelë ato. Megjithatë është një shprehje që thonë "rregullat janë bërë për t'u thyer"... Charlotte ka "pushtuar" mediat britanike, pasi në vend që të përshëndeste turmën, ajo u nxori gjuhën. Por përtej këtij veprimi, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është reagimi i dukeshës Kate Middleton. Kate e mori me shumë sportivitet dhe e kaloi me të qeshur.
Fundja Charlotte është vetëm një fëmijë 4-vjeç. Megjithatë është në traditën familjare nxjerrja e gjuhës. I pari që e ka bërë ka qenë princ Harry, për të vijuar më pas me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.