‘Në vend t’i bëjë thirrje qytetarëve të marrin kartat e identitetit, u kërkon të blejnë programin 10 mijë lekë’, Veliaj ironizon Bashën për librin

‘Në vend t’i bëjë thirrje qytetarëve të marrin kartat e identitetit, u kërkon të blejnë programin 10 mijë lekë’, Veliaj ironizon Bashën për librin

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thumboi ditën e sotme kreun e PD, Lulzim Basha, duke e etiketuar si të vetmin kryetar partie që në fushatë zgjedhore u shet qytetarëve programin e tij politik të paketuar si një libër. Gjatë vizitës në shtëpinë e re të rindërtuar të Shaban Dorzit,  kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar edhe nga kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Toni Gogu,  u shpreh se po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush bën punë dhe kush shet vetëm fjalë.

“Është shumë e qartë, kush punon e kush ka vetëm fjalë. Basha mundohet që edhe në fushatë të shesë librin e vet, para se të shesë një ide të mirë, për t’i bërë gjërat pak më shpejt dhe pak më cilësore. Jo vetëm që nuk e voton as gruaja, por nuk voton dot as veten, pasi i ka skaduar karta e identitetit. Në vend që të bënin thirrje të merrnin njerëzit kartat, 10 mijë lekë është një, bëjnë thirrje për të blerë programin 10 mijë lekë,” u shpreh Veliaj, duke thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se pavarësisht kritikëve dhe skeptikëve, socialistët nuk dorëzohen në misionin për t’i çuar gjërat përpara. “Kur dikush punon, nuk mungon kori i atyre që të vënë stërkëmbëshin, i atyre që thonë “kjo nuk bëhet”, i cinikëve, skeptikëve, i dyshuesve e thashethemexhinjve, por unë besoj që kori i njerëzve të mirë, i njerëzve të punës, i njerëzve të drejtë, është akoma më i madh. Le të thonë çfarë të duan! Në finale, fjalët i merr era, por kjo shtëpi do ngelet, shkolla do ngelet, rruga do ngelet. Ne punojmë për njerëzit. Ne nuk kemi kohë të humbim. Nuk do e lëmë përgjysmë, por do ta çojmë deri në fund këtë mision”, përfundoi Veliaj.

190 familje në Njësinë Administrative Pezë janë përfituese nga procesi i rindërtimit. Aktualisht janë dorëzuar 46 shtëpi, ndërsa janë drejt përfundimit edhe shtëpitë e tjera, 30 prej të cilave në lagjen e re në fshatin “Pezë Helmes”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roland Gjoni: 24/03/2021 16:10

    po nuk diskutohet reforma ne drejtesi do preket po te vij pd ne pushtet, kur ka ndodhur qe drejtesia ne shqiperi te mos jete pekur sa here pd ka ardhur ne pushtet, nuk mund te them qe pd nuk ka njerez te mire por eshte e mberthyer nga ish sigurimsat e komunizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin