PRISHTINË- Në ditën kur kryeministri shqiptar Edi Rama viziton Serbinë, veriu i Kosovës është zgjuar me pankarta për mirëseardhjen e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, vizita e të cilit është parashikuar në Kosovë gjatë muajit të ardhshëm.
Sipas KosovaPress, nga kufiri i Jarinjës, përmes Zveçanit dhe në veri të Mitrovicës, vërehen pothuajse kudo pankarta në të cilat shkruan 'Mirë se erdhe kryeministër".
Mësohet se përmes këtyre pankartave qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se Vuçiç konsiderohet kryeministër edhe i tyre./ATSh/