Mbyllet votimi në bashkinë Vorë, në 22 qendra nuk pati kryetarë komisionesh nga PD! Selia blu padit 5 anëtarë të KZAZ-ve

Mbyllet votimi në bashkinë Vorë! Në këtë bashki procesi i votimit në 22 qendra votimi nisi pa kyetar komisionesh nga PD. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora. Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi theksoi në një deklaratë se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por shtoi se është kuorumi minimal i tyre dhe pranda u zhvilluan normalisht votimet. Nga ana tjetër PD ka ka kallëzuar penalisht  5 anëtarët e KZAZ-ve për shpërdorim detyre, duke i akuzuar se kanë minuar procesin zgjedhor në këtë bashki. PD në padinë e saj shkruan se në Bashkinë Vorë ka çuar listën për anëtarë të QV po kjo është refuzuar nga 5 anëtarët, Edlir Picari, Gëzim Demiraj, Astrit Lala, Elion Zguri dhe Eliza Gjoni. Sipas PD, 5 anëtarët e KZAZ-ve janë shprehur se propozimet e paraqitura nuk përmbushin kriteret ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Kallëzimi i PD

Ndërkohë që përfaqësuesi i LSI-së në Komisionin Zgjedhor, Altin kaziaj, shprehet se në Vorë gjithçka ka qenë brenda ligjit. Sipas tij nuk ka asnjë lloj anomalie, por janë thjesht deklarata politike të Partisë Demokratike sepse nuk gjen dot persona për t'i ngarkuar me përgjegjësi zgjedhore, persona që duhet të jenë banues të asaj zone. Pjesëmarrja në bashkinë Vorë ishte 40.33%.

Vora është edhe bashkia ku është aplikuar votimi dhe numërimi elektronik dhe kjo ka shfaqur pak problematika te mosha e tretë. Sipas kryetrarëve të disa qendrave të votimit kur ka pasur problematika te mosha e tretë ka qenë operatori përgjegjës për sistemin elektronik që ka shpjeguar në distancë procedurën. Lidhur me votimet familjare ata janë shprehur se te personat me aftësi të kufizuar janë lejuar të ndihmohen nga një familjar sipas procedurave të KQZ.

“Procesi shkon mirë. Në përgjithësi ka pasur problem mosha e tretë dhe është asistuar nga operatori i pajisjes së votimit në distancë. Nuk kemi pasur probleme”

“Procesi ka qenë i qetë, kemi pasur pak vështirësi me moshat e treta. Personat me aftësi të kufizuar janë lejuar te votojnë në asistencë të familjarëve sipas rregullave të KQZ”, thanë disa nga kryetarët e qendrave të votimit në Vorë.


Lajmi kryesor:

Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit, Dibra me pjesëmarrjen më të lartë, Durrësi më të ulët! Bora anulon procesin në 3 qendra në Shkodër, në Vorë procesi pa kryetarët e PD në komisione


M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore