Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit, Dibra me pjesëmarrjen më të lartë, Durrësi më të ulët! Bora anulon procesin në 3 qendra në Shkodër, në Vorë procesi pa kryetarët e PD në komisione

Qytetarët në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë kanë votuar sot për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, ku në disa zona u hasën vështirësi për shkak të dëborës.  Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku 30.33% e votuesve kanë ushtrua të drejtën e votës. Në të 6 bashkitë qendrat e votimit qëndruan të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në 2 qendra votimi në Shosh të Shkodrës dhe në 1 në Pult u anulua votimi për shkak të motit të keq. Në një komunikim me Report Tv, komisioneri i njësisë administrative Pult tha se ata kishin mbetur të bllokuar prej orësh në dëborë dhe se ishte e pamundur të çonin materialet. Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t'u parë. Pra, kandidati i parë duhet të marrë 1300 vota më shumë se i dyti për të mos u përsëritur zgjedhjet. 

Kryekomisionerit Celibashi bëri me dije po ashtu se probleme me identifikimin elektronik ka patur edhe në një qendër votimi në Durrës. Nga ana tjetër në Vorë procesi i votimi në 22 qendra votimi ka nisur pa komisionerët e PD. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora. PD ka akuzuar se kjo po bëhet për të minuar procesin e zgjedhjeve në këtë bashki.

Ishin 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote që iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë.

Në Vorë votimi dhe numërimi por kryhet elektronikisht ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve. Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon

Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin

Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun

Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla

Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera

Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia

Bashkia Durrës: Ardian Muka

Bashkia Lushnjë: Eton Bano

Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Mbyllet votimi në Rrogozhinë! Procesi pa probleme, votojnë edhe të burgosurit, refuzoi vetëm njëri prej tyre

Mbyllet votimi në Bashkinë e Rrogozhinës! Procesi i votimit nisi që në orën 07:00 pa vonesa dhe vijoi i një proces i rregullt dhe pa probleme deri në orën 19.00 kur u mbyll. Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit, duke zgjedhur mes kandidatit socialist, Edison Memolla, atij të PD, Ferdinand Saraçi dhe të koalicionit Shtëpia e Lirisë Hekuran Xhani. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 30.92 %.

Në një kohë kur pjesëmarrja në votim në rang vendi është e ulët, nuk ka ndodhur kështu në burgun e Rrogozhinës. Nga sa mësohet, në burg kanë votuar në total 53 të dënuar nga 54 në total. Vetëm një prej tyre nuk ka votuar.

Ora 19:12
Mbyllet votimi në Lushnje! Procesi i votimit u zhvillua pa problematika  

Mbyllet votimi në bashkinë Lushnje! Procesi i votimit në këtë bashki nisi me vështirësi mëngjesin e sotëm, për shkak të disa problematikave që kanë patur komisionerët me pajisjen e identifikimit elektronik, por që çdo gjë më pas vijoi pa probleme dhe një proces i rregullt.  Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ka qenë 35.96 %.

Ora 19:11
Mbyllet votimi në Durrës! Procesi pati disa incidente, militanti i 'Shtëpisë së Lirisë' qëlloi komisionerin e Bashës

Mbyllet votimi në Durrës! Në këtë bashki ka pasur disa tensione, ku një komisioner në një qendër votimi në Durrës është qëlluar një militant i 'Shtëpisë së Lirisë' të Sali Berishës. Komisioneri është i Partisë Demokratike. Procesi u pezullua për pak minuta dhe më pas ka rifilluar.

Procesi ka nisur fillimisht pa problematika ndërsa në garë për kryetar bashkie janë Emirjana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga ‘Shtqpia e Lirisë’.

I pari në radhët e kandidatëve që ka votuar ka qenë kandidati i PD-së Luan Hoti, i cili në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë si njerëz të lirë. Pjesëmarrja ka qenë 26.27 %, mjaft e ulët për një bashki kaq të madhe.

Në Durrës janë 262.019 votues. Janë 4 KZAZ, me totalin e 337 qendrash votimi: Pallati i Sportit ZAZ 21:109 QV, 78709 zgjedhës; “Marie Kaçulini” ZAZ 22: 79 QV, 67432 zgjedhës; “Jan Kukuzeli” ZAZ 23: 76 QV, 57891 zgjedhës; “Leonik Tomeo” ZAZ 24: 73 QV, 57987 zgjedhës.

Ora 19:10
Mbyllet votimi në Dibër! Probleme me energjinë në 18 qendra votimi për disa orë, më pas procesi vijoi normalisht

Mbyllet votimi në Bashkinë Dibër! Në 18 qendra votimi në Dibër ka munguar energjia elektrike për disa orë duke mos lejuar procesin elektronik të identifikimit, por që më pas situata u rregullua dhe procesi i votimit elektronik vijoi normalisht. Pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00 dhe identifikimi u krye manualisht. Pjesëmarrja ka qenë 43.35 %.

57.680 qytetarë me të drejtë vote në 101 qendra votimi votuan sot në Dibër për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Partia Socialiste e cila drejton dhe këtë bashki aktualisht me kryebashkiakun e komanduar, Shkëlqim Murrja do të përfaqësohet në këto zgjedhje me Rahim Spahiun. Partia Demokratike ka zgjedhur Luan Hakën si kandidat, ndërsa Shtëpia e Lirisë përfaqësohet me Premtim Kryemadhin.  Në këtë bashki ndryshe nga 5 të tjerat ku do zhvillohen zgjedhjet, në garë është dhe një kandidat i katërt, Dritan Torba nga Lëvizja e Re.

Ora 19:07
Mbyllet votimi në bashkinë Vorë, në 22 qendra nuk pati kryetarë komisionesh nga PD! Selia blu padit 5 anëtarë të KZAZ-ve

Mbyllet votimi në bashkinë Vorë! Në këtë bashki procesi i votimit në 22 qendra votimi nisi pa kyetar komisionesh nga PD. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora. Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi theksoi në një deklaratë se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por shtoi se është kuorumi minimal i tyre dhe pranda u zhvilluan normalisht votimet. Nga ana tjetër PD ka ka kallëzuar penalisht  5 anëtarët e KZAZ-ve për shpërdorim detyre, duke i akuzuar se kanë minuar procesin zgjedhor në këtë bashki. PD në padinë e saj shkruan se në Bashkinë Vorë ka çuar listën për anëtarë të QV po kjo është refuzuar nga 5 anëtarët, Edlir Picari, Gëzim Demiraj, Astrit Lala, Elion Zguri dhe Eliza Gjoni. Sipas PD, 5 anëtarët e KZAZ-ve janë shprehur se propozimet e paraqitura nuk përmbushin kriteret ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Kallëzimi i PD

Ndërkohë që përfaqësuesi i LSI-së në Komisionin Zgjedhor, Altin kaziaj, shprehet se në Vorë gjithçka ka qenë brenda ligjit. Sipas tij nuk ka asnjë lloj anomalie, por janë thjesht deklarata politike të Partisë Demokratike sepse nuk gjen dot persona për t'i ngarkuar me përgjegjësi zgjedhore, persona që duhet të jenë banues të asaj zone. Pjesëmarrja në bashkinë Vorë ishte 40.33%.

Vora është edhe bashkia ku është aplikuar votimi dhe numërimi elektronik dhe kjo ka shfaqur pak problematika te mosha e tretë. Sipas kryetrarëve të disa qendrave të votimit kur ka pasur problematika te mosha e tretë ka qenë operatori përgjegjës për sistemin elektronik që ka shpjeguar në distancë procedurën. Lidhur me votimet familjare ata janë shprehur se te personat me aftësi të kufizuar janë lejuar të ndihmohen nga një familjar sipas procedurave të KQZ.

“Procesi shkon mirë. Në përgjithësi ka pasur problem mosha e tretë dhe është asistuar nga operatori i pajisjes së votimit në distancë. Nuk kemi pasur probleme”

“Procesi ka qenë i qetë, kemi pasur pak vështirësi me moshat e treta. Personat me aftësi të kufizuar janë lejuar te votojnë në asistencë të familjarëve sipas rregullave të KQZ”, thanë disa nga kryetarët e qendrave të votimit në Vorë.

Ora 19:05
VIDEO/ Mbyllet votimi në bashkinë Shkodër, procesi i numërimit pritet të nis rreth orës 23.00! Anulohen zgjedhjet në 3 qendra votimi për shkak të dëborës

Mbyllet votimi në bashkinë Shkodër. Procesi i numërimit të votave pritet të nis rreth orës 22.00-23.00. Moti i keq e ka bërë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve në 3  qendra votimi në Shkodër. Shkak i anulimit të zgjedhjeve u bë dëbora e dendur, që pamundësi dërgimin e materialeve zgjedhore e po ashtu as komisionerët nuk mundën të shkonin për të hapur procesin e votimit. Ndërkohë në qytetin e Shkodrës në të gjitha qendra e votimit dhe procesi vijon normalisht dhe pjesëmarrja në votime ishte 29.11 %.

Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dh e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t'u parë.

Ora 19:01
Ora shënon 19:00! Zyrtarisht mbyllet procesi i votimit në 6 bashki

1644600991_kqzja.JPG

Ora shënon 19:00. Zyrtarisht mbyllet procesi i votimit në 6 bashki. Nga ora 07:00-19:00 u votua në Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.

er.k./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 06/03/2022 20:06

    Se pari, niveli nen 30% i pjesmarrjes deshmon se minimumi 35% jane ne emigrim dhe pa kurrfare aksesi ne zgjedhje dhe 35% tjeter as qe ka interes te votoje pasi rezultati do jete njesoj patir parasysh alternativat qe jane kopje te koreuptuara te shefave partiak. Se dyti, qesharakja do jete deklarata e Rames per fitore ne Durres me 51% e 26es pra 13 % e totalit. Ne vend ta quajne turp kombetar dhe minim te demokracise, ai do ta certifikoje si fitore madheshtore qe do ti japi akses te metejshem ne planet per kapjen e pasurise publike dhe te ardhurave. Se treti, aq te kriminalizuar jane saqe kane bere gati skenarin e Shkodres per perseritje. Medemek meqe ne 3 zona votimi nuk u krye dhe jo pa qellim gazetari e shkruan jo korrekt kur shprehet se kodi thote riperseritje nese zgjedhjet ne disa zona shpallen te pavlefshme. E si mund te jene te pavlefshme zgjedhjet ne 3 zonat ku votimi as nuk u hap??? Mjere populli.

    Përgjigju
  • Maks: 06/03/2022 19:40

    Me gjith keto rritje cmimesh dhe me arrogancen qe i pergjegjet popullit ky neoballisti i PS dhe te fiton prap ky atehere njerezit ta mbyllin gojen dhe te zgjasin qafen dhe te ulin kurrizin Kush ka mundesi te iki dhe koken mbrapa mos ta kthej

    Përgjigju
  • Dori: 06/03/2022 19:32

    Po pse 3 qendra votimit ne Dugagjin do drejtojn Shkodren?Po nuk ka ma Dugagjinas atje se e kan mbyt Shkodren,jan ul nga malet e kudo "tok e zanun".Cfar jan kto skandale qe beni,si mundet nje vend i humbur te vendosi kush ta drejtoj nje metropol te veriut?

    Përgjigju
  • Abcd: 06/03/2022 17:54

    I kam bere nje kontroll te gjithe kanaleve televizive qe mund te shoh dhe degjova gazetare te ndryshem qe rapprtonin nga qendra te ndryshme,qe si ata ne studio ,habiteshin me perqindjen e ulet te pjesmarrjes,se te gjithe “ngrinin supet” kur ishte fjala per te gjetur shkakun,sepse edhe koha nuk ishte aq e keqe. Por une mora “lapsin” dhe po e nenvizoj ketu qe gazetaret e “pavarur” te mund te “ndergjegjsohen” qe te kene mundesi meqe kane mikrofonin ne dore dhe t’u thone qytetareve dhe nje arsye,apo shkak ,pse ka kaq pjesmarrje te ulet ne keto zgjedhje.Psh,a nuk mund te aludoni te pakten se nje shkak mund te jete shkalla e larte e mosbesimit te qytetareve ndaj perfaqesuesve,mungesat e alternativave te forcave qe perfaqesojne,te nivelit apo figurave te kandidateve ,apo vet institucioneve qe ato duan t’u sherbejne,sepse deri tani nuk i kane sherbyer qytetareve edhe pse gjithmone kane premtuar..!? Pra ,a nuk mund thuhet kjo:- A nuk eshte kjo pjesmarrje e ulet thjesht sepse ka nje bojkot nga shumica e votuesve,sepse ka humb besimi tek keto forca dhe se nuk ka alternativa te reja..!? Nese do te kisha nje “fuqi” ,do te ndryshoja kodin zgjedhor,pikerisht ne piken me te rendesishme te saj,qe ka te beje me pjesmarrjen,qe zgjedhjet te pranohen te vlefshme piksepari te percaktohet limiti minimum i pjesmarrjes,ose nje shumice e thjeshte,qe duhet te jete jo me pak se 50%+1. Te pakten keshtu kushdo qe do te fitoje ka ardhur nga gara e nje shumice te thjeshtuar votuesish dhe pushteti do te ishte me i pranueshem dhe legjitim. Ne kete menyre eliminon pushtetin e pakices,e cila ka perfituar gjithmone nga mospjesmarrja,sepse vertet bojkoton,por kur kjo nuk ka asnje vlere ligjore,atehere vota jote tjetersohet nga pakica pjesmarrese,e cila ne mungese te fashes se pjesmarrjes ,perfiton dhe merr pushtetin ne menyre te ligjshme ,por te panerituar.

    Përgjigju
  • Sara: 06/03/2022 16:45

    Eshte e tmerrshme te mendosh qe duhen perserit zgjedhjet ne Shkoder se nuk ka votuar Dukagjini qe e ka mbyt Shkodren.Kulmi

    Përgjigju
    • Dodo: 06/03/2022 19:48

      Majlinda Angoni ❤️❤️❤️

  • Paul: 06/03/2022 14:43

    Asnje vote per keta hajdute e kriminele....shikoni cmimet dhe mendoni a ja vlen...besoj qe jo....

    Përgjigju
    • A. N.: 06/03/2022 16:49

      Nuk kane alternativa mor Pal.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira