Në zgjedhje pa PD? Murrizi: Dyshoj se janë të sinkronizuar, veç plan B kanë! Logu: Marrëveshja Meta-Berisha e sforcuar! Blushi: Alibeaj të gëzojë koalicionin me Ramën

Situata e PD dhe regjistrimi në zgjedhjet vendore të 14 majit ishte në çështja që u diskutua në Report Tv në studion e ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo.

Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime se janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën. Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre.

“Basha ia ka borxh edhe këtyre të katërt deputetëve, Gazit, Enkelejdit, Joridës e Gjekmarkajt. Ia ka borxh atyre. Unë dyshoj se janë të sinkronizuar e s’duan të marrin pjesë në zgjedhje. Vetëm plan B kanë këta, por A nuk kanë. Po ky më shkarkoi mua. Përvec Fred Rrushajt, 24 kanë shkarkuar Murrizin për këtë që thua ti. Celibashi është i zgjehdur i Bashës përmes Oerd Bylykbashin. Dil e thuaj kam gabuar në 2019, shita në 2019, lashë Enkelejdin… Lul Basha duhet t’i kishte kabllogramet këtu e në Athinë vajtje-ardhje në këmbë”, tha Murrizi.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu tha se njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD. Për këtë pati debate me sekretarin e përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, i cili i thoshte se do të gëzojnë koalicionin me Edi Ramën. Nga ana tjetër Logu hodhi akuza ndaj Ilirjan Celibashit se po pengon regjistrimin e PD në zgjedhje dhe po bën lojën e Edi Ramës.

Logu: PD zyrtare ka shfaqur vullnetin e do marrë pjesë në zgjedhje. Celibashi është teknicien i nivelit të lartë, ka eksperiencë të vyer dhe të tilla manovra nuk i shkojnë staturës së tij.
Blushi: Ju kë keni kryetar? Ju njihni Bashën kryetar?
Logu: Mbase ju nuk e doni por ai është.
Blushi: Ju njihni kryetar Bashën që ka dhënë dorëheqjen?
Logu: Po nuk ka aktivitet politik. PD sot është në situatë atipike. Kodi Zgjedhor ka parasysh një parti që funksionon në kushte normale. S’mundet celibashi me interpretim gramatikor të penalizojë partinë më të madhe opozitës.

Blushi: Është situatë shumë e thjeshtë. Celibashi e dimë që është ministër i Ramës.
Logu: Ai që u shpreh se Berisha është kryetar i PD.
Blushi: Po s’ka kuptim. Të gjithë shqiptarët e dinë kush është kryetar i PD, Sali Berisha. Në stadium u mblodhën gjithë forumet, s’kishim parë asnjëherë. Kishim dhe primaret. Vetëm Edi Rama nuk i njeh primaret.   Ta gëzoni koalicionin me Edi Ramën.
Logu: Në vlerësimin tim, administrata e KQZ është e kapur dhe po bën lojën e Edi Ramës. Opozita është vetmëm një në Shqipëri. Nuk e shoh sinkron në kolacionin Berisha-Meta. Fakti që bashkohen 2 liderët më duket shumë e sforcuar si bashkëpunim. 6 marsi nuk është për tumarrë në referencë. Foltorja më 8 janar nuk arriti të marrë selinë e PD.
Blushi: Luli ka përfituar disa vila. Ju keni përfituar gjë? Luli bën paret, juve ju nxjerr nëpër studio të debatoni.

Ndërsa gazetari Bledian Koka tha se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike në këto zgjedhje dhe qytetarët të mos mungojnë në kutitë e votimit.

“Këto janë zgjedhje administrative dhe politike. Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike. Nuk mund të jetë thjesht analizë teknike. Qytetarët shqiptarë duhet të ftohen për të ndëshkuar me votë premtimet e pambajtura”, tha Koka.

Nëse do ta regjistrojë apo jo PD-në në zgjedhje, edhe në mungesë të firmës së Lulzim Bashës, vendimi i takon sërish Ilirjan Celibashit. KAS, gjykata zgjedhore ku Alibeaj dhe Berisha ankimuan vendimin e KQZ, nuk pranoi asnjë nga qëndrimet e palëve, të paktën derisa Celibashi të shprehet me vendim final Por për Berishën, ashtu si KQZ, edhe KAS argumenton që nuk është kryetar i PD.

 

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve