Edhe KAS s'e njeh Berishën si kryetar i PD: Ankimi i përket palës tjetër! Rrëzon dhe kërkesën e Alibeajt! Fjalën e fundit e thotë Celibashi nesër në 16:00! Sefa: Vendimi të merret tani

Partia opozitare më e madhe në vend rrezikon të mos regjistrohet për zgjedhjet vendore të 14 majit. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk ka pranuar ankimimet e grupeve të Alibeajt dhe Berishës nën argumentin se s’kanë kompetencë për të gjykuar vendimet e ndërmjetme.

Pasi kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se nuk e njeh Berishën si kryetar të PD, të njëjtin argument përdori edhe KAS duke sqaruar se i mungon kompetenca që të regjistrojë në zgjedhjet vendore PD me kryetar Sali Berishën. Po ashtu sqaroi se Sali Berisha nuk mund të ankimohet për një vendim që i përket grupimit të Alibeajt.

"KAS-i konstaton se subjekti ankues nuk legjitimohet në ankimimin kundër vendimit të Komisionerit nr.158, datë 11.03.2023, dhe se KAS-it i mungon kompetenca për të vendosur si instancë fillestare “regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”, sikurse kërkohet nga ankuesi", thuhet në vendimin për mospranimin e kërkesës ankimore.

Ndërsa për kërkesën e PD së Alibeajt thotë se vendimi i ndërmjetëm është procedurial ndaj nuk mund të merret parasysh ankimimi. KAS thotë se duhet të merret vendimi përfundimtar nga Ilirjan Celibashi dhe më pas kanë të drejtën që ta çojnë për ankimim.

Kundër këtyre vendimeve mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij. Nëse s'bëhet ankim, lufta brenda PD do të rikthehet sërish në dorë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi i cili do të marrë vendimin përfundimtar për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Celibashi ka njoftuar se mbledhja do të mbahet nesër në orën 16:00 ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa thotë se vendimi duhet të merret menjëherë.

Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar më 9 mars, KQZ vendosi të mos pranojë asnjë kërkesë të 2 grupimeve. Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha. Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhej firmosur me patjetër nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha. Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë por Alibeaj u shpreh se Basha ka dhënë dorëheqjen ndaj dokumenti i dorëzuar është i plotë.

Ndërkohë Berisha kërkon zhbërjen e vendimit të Celibashit, i cili vendosi që ish-kryeministri të mos regjistrohet në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike. Sipas tij, KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, pasi sipas tij në regjistrin e partive politike vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe të vjetëruara.  

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
KAS nuk i shqyrtoi kërkesën, përfaqësuesi ligjor i PD së Alibeajt: Celibashi ka shkelur afatet dhe ka shpërdoruar detyrën me qëndrime politike

 

Përfaqësuesi ligjor i PD së Alibeajt, Indrit Sefa ka hedhur akuza ndaj kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi duke thënë se janë shkelur afatet proceduriale të përcaktuara ndaj i kërkon të merret në shqyrtim kërkesa për regjistrim në zgjedhje.

Sefa tha se vendimi i KAS konfirmoi që duhet të merret vendim përfundimtar për regjistrimin e PD në zgjedhje.

“Vendimi konfirmoi pretendimin tonë që Komisioneri është jashtë afatit ligjor për të marrë afat përfundimtar. Komisioneri duhet të merrte vendim përfundimtar për të regjistruar PD në zgjedhje. Është në shkelje të afateve dhe ka bërë shpërdorim detyre. Komisioneri po cënon PD dhe po shkel afatet proceduriale të përcaktuara. I bëj thirrje komisionarit që në një kohë sa më të shkurtër të marrë në shqyrtim kërkesën e PD për tu regjistruar. Çdo moment që kalon është në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kodit Zgjedhor. Komisioneri ka mbajtur qëndrime politike, është larg procedurës, ka bërë ndërhyrje në përcaktimin e rezultatit. I bëj thirrje që të marrë në konsideratë kërkesën e PD. Kjo është vendimmarrja e KAS, komisioneri ka disa orë që e ka në tavolinë dhe duhet të marrë masa të menjëhershme.

Unë si përfaqësues ligjor i PD s’kam ende njoftim zyrtar. Komisioneri duhet të na dërgojë rendin e ditës. Qëndrimi jonë është i qartë, kemi dërguar që dokumentacioni është i plotë dhe duhet të jetë bazë për regjistrimin e PD. Interpretimet janë personale. Vendimmarrja e komisionerit tregon se s’ka bazë ligjore për pretendimet ligjore. Unë flas zyrtarisht me KQZ, s’është çështje e individit por si kryetar partie. Ka praktika të ngjashme që e referojnë këtë pjesë”, tha Sefa.

Ora 15:12
Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi zhvillon nesër mbledhjen për regjistrimin e PD

1678530974_Screenshot8.jpg

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur që të zhvillojë nesër mbledhjen për të marrë vendimin përfundimtar për regjistrimin e PD.

Ora 14:11
Bardhi sulmon Celibashin: Pse fshihesh? Po pengon regjistrimin e PD për zgjedhjet vendore! Zvarritja që po bën, e paligjshme

1678369422_page.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për vendimin e KAS që nuk e merr parasysh kërkesën ankimore të grupimit të Alibeajt. Bardhi hedh akuza ndaj Celibashit se po pengon politikisht regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.

Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!” – shkruan Bardhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare