Nedim Bajrami nga Tetova që refuzoi Zvicrën për Kombëtaren! Peripecia me FIFA-n dhe vendimi i CAS-it në Lozanë

Nedim Bajrami nga Tetova që refuzoi Zvicrën për Kombëtaren! Peripecia me FIFA-n dhe vendimi i CAS-it në Lozanë

Nedim Bajrami, goli kundër Çekisë

Tre gola në tre ndeshjet e fundit me Kombëtaren. Nedim Bajrami është duke jetuar ëndrrën me fanellën kuqezi. Mbrëmjen e së enjtes, Praga shkëlqeu me perlën e tij nga jashtë zone, goditje që veçse 'fshiu merimangat' e portës së çekëve, i dha një pikë me vlerë tanëve në rrugëtimin drejt finaleve të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani vitin që vjen.

Por kush është Nedim Bajrami? I lindur në Zurich të Zvicrës dhe me origjinë nga Tetova, 24-vjeçari është rritur me ndjenjën e kombit dhe dashurinë për ngjyrat dhe fanellën kuqezi. Me një nënë nga Kumanova, nuk kishte sesi edukata e tij mos anonte nga zemra, aty ku Shqipëria është e para.

I dalë nga moshat e Zurich, Bajrami rrugëtimin e tij e filloi në qytetin e lindjes, ku spikati për manovrat me topin, fantazinë dhe goditjet e portës nga largësi të ndryshe, por gjithmonë me të njëjtin precision. Në shkurtin e 2017, asokohe 18 vjeç, Nedimi bëri hapin e madh duke kaluar te Grasshopersi në ekipin e parë.

Dy sezone te ekipi zviceran bënë që për të interesi të shtohej nga Italia dhe konkretisht nga Serie A. Ishte Empoli që fitoi garën me Juventusin, teksa zgjedhja duket se ka qenë e pjekur. Me ekipin e Empolit ai u bashkua në verën e 2020, duke luajur sezonin paraardhës po në Zvicër te Grasshopers në huazim.

Festa pas golit në Pragë

Ylli i djaloshit shkëlqeu për tre sezone në Serie A, ndërsa ishte sërish Juventusi që në janarin e 2023 tentoi ta afronte në ekip. Megjithë zërat e një intersi nga "Zonja", Bajrami zgjodhi të kalonte te Sassuolo, e cila pagoi 8 milionë euro për të.

Tanimë fantazisti po ndriçon Sassuolon, duke qenë pjesë fikse e titullarëve. Sa i takon rrugëtimit në Kombëtare, ecuria e Bajramit me kuqezinjtë nuk ka qenë e lehtë. Përpara debutimit në 5 shtator 2021, djaloshi që ishte 22-vjeçar asokohe pa sesi Zvicra e bllokoi për t'u bashkuar me ekipin e zemrës.

Prej shtatorit 2013 e deri në majin e 2018, Bajrami ishte pjesë e moshave të Zvicrës në më shumë se 50 ndeshje. Kur erdhi koha për zgjedhjen finale, Nedimi kërkoi që të bashkohej me Shqipërinë, duke mos dashur të ishte më pjesë e Zvicrës U-21.

Kështu ai refuzoi në luante me "Helvetët", që ishin gati për ta marrë në Kampionatin Evropian të U-21. Pikërisht ky qe momenti që në dejet e tij pulsoi gjaku i shqiptarit. Ai nuk zgjodhi të njëjtën rrugë si paraardhësit e tij Xhaka, Shaqiri apo Berhami.

Nedim Bajrami

Bajrami refuzoi të mbante ngjyrat e vendit që e adoptoi. Ai i tha “jo” ftesës për të përfaqësuar Zvicrën në turneun evropian që do zhvillohej në Slloveni dhe Hungari. Ky lajm u prit me shumë pezmatim në rradhët e tifozëve të “Nati”. Gazeta “Le Temps” në Gjenevë, shkruante në mars 2021.

“Një goditje e rëndë për ekipin zviceran U-21, i cili po përgatitet për të garuar në Kampionatin Evropian në fund të muajit. Ekipi nuk do të ketë më shërbimet e Nedim Bajramit, i cili kishte bërë tetë paraqitje dhe kishte shënuar një gol në dhjetë ndeshje të fazës kualifikuese. Mesfushori-sulmues i Empolit nuk është i dëmtuar. Ai thjesht ka vendosur të veshë fanellën e Shqipërisë”.

Lojtari u kërkua më pas nga Zvicra A, por as kjo nuk ia ndryshoi mendjen fantazistit, që kërkoi vetëm Shqipërinë. Megjithatë gara për shërbimet e tij nuk do ishte e lehtë nga FSHF-ja.

Federata zvicerane e ankimoi këtë vendim dhe fillimisht FIFA, i dha të drejtë asaj. Kupola e futbollit botëror e refuzoi kërkesën e FSHF që Bajrami të lejohet të luante për Shqipërinë, me pretendimin se ai kishte luajtur me Zvicrën 4 ndeshje pasi kishte mbushur moshën 21 vjeç. Çështja e futbollistit mbeti sërish pezull deri sa Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mos dorëzohej dhe ta ndiqte dosjen Bajrami në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Festa me 'Shqiponjë'

Kërkësa e paraqitur në qershor 2021 u shqyrtua në gusht të të njëjtit vit dhe më në fund Nedim Bajrami u lejua të luajë për Shqipërinë. Ai debutoi në shtator të të njëjtit vit në "Elbasan Arena" kundër Hungarisë.

Ai shënoi golin e parë me kuqezinjtë në fitoren ndaj Moldavisë (2-0) dhe më pas me Ishujt Faroe, për Euro 2024.

Dje në Pragë fantazisti realizoi perlën e fundit kundër Çekisë, me Shqipërinë që ende ka shpresa për t'u kualifikuar në finalet e Euro 2024. Më shumë se një ëndërr, duket se fatet e kuqezinjve i kanë në këmbë vetë lojtarët, duke nisur nga ndeshja e radhës.

Të dielën e 10 shtatorit vjen ndeshja me Poloninë, po për grupin E dhe në orën 20:45 "Air Albania" në Tiranë do jetë në kapacitetin maksimal. Duket se Nedimi ka shansin për t'u bërë hero te tanët, me formën e fantazistit që ka bërë për vete shumë tifozë.

Goli kundër Çekisë:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3 KM Lungomare LESHI dhe ZERO ZERO ZERO ZERO KOSHA PLEHRASH !!!!QYTETI i mrekullueshém i VLORÈS PA ASNJÉ KOSH PLEHRASH !!! VLORA né RREZIK nga KRYHAJDUTÈT dhe KRYE GRABITQARÈT e ZGJEDHUR !!: 08/09/2023 13:56

    Bajrami SUPER LOJTAR dhe SUPER SHQIPTAR me ZEMÈR té MADHE !!! BAJRAMI HERO ! MITAJ HERO ! RAMADANI HERO ! ASANI HERO ! PORDHACÈT e SHQIPÈRISÉ Hysaj + Cika+Leshi + Asllani i ZI nga Elbasani = LOJTARÉ LESHI , LOJTARÈ GJIZE dhe KARAGJOZÉ , ARROGANTÉ ,PALAÇO dhe DÉNGLAXHINJÉ té PÉSHTIRÉ !!! RROFSHIN SHQIPTARÈT e MAQEDONISÉ dhe KOSOVÉS MARIO ❤️ MITAJ do béhet LEGJENDÉ e SHQIPÈRISÈ . RESPEKTE edhe pèr TRAINERIN SILVINJO ❤️dhe ZV e tij ZABALETA ❤️

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/09/2023 13:37

    Nedim Bajrami, èshtè njè frymèzim pèr çdo shqiptar tè brezit tè ri sot, jo vetèm pèr formatin e futbollistit cilèsor me njè karrierè tè shkèlqyer profesionale, por edhe mè tepèr, pèr ndjenjèn kombètare dhe identifikimin e tij personal me flamurin e kombit tè tij,,,,njè dukuri, qè bèn dallim nga sjellja e shumè e shumè tè tjerève sportistè shqiptarè, qè mohojnè kombin dhe vetveten, pèr tu bèrè pjesè e diçkaje tè huaj. Nedin Bajrami, PO FALEMINDERIT.

    Përgjigju
    • Free hay: 08/09/2023 20:16

      Eshte pak e veshtire situata per te komunikuar me njerez qe u ka ngecur disku te janulla apo te dulla, prandaj e keni te veshtire ti kuptoni, numrat 2023-2024. Shko shiko partizanin ne champions league bashke me janullen.

    • Gjergj: 08/09/2023 17:16

      @Free hay. 2023, 2024? Çfarè deshe tè thuash se nuk tè mora vesh? Çfarè "kuptimi" paskan kèto numèra pèr ju, qè shumica shqiptare nuk "i kuptoka dot"? ASKUJT, KUDO QÈ TÈ SHKOJÈ DIKUSH PÈR TI,U BASHKUAR, "ME VENDIM TÈ LIRÈ TÈ 2023 APO 2024 MODERNE" nuk do i interesosh dhe askush nuk do tè tè pranojè si "tè tyrin". E kuptoj qè Janulla mèrzitet kur shqiptarèt bashkohen por nuk e ndihmojmè dot.

    • Free hay: 08/09/2023 15:09

      O Gjergji jemi ne 2023 dhe afer 2024, keshtu qe ç’do njeri ben zgjedhjen e tij, kjo nuk do te thote se dikush nuk e do origjinen e tij. Nuk jetojm ne 1900 ku ne ç’do kombetare ska te huaj. Atdheu eshte edhe ai qe te rrit, qe te jep mundesin te realizosh endrren. Nje shtet (si shqiperia) qe nuk ka kampionat vendase nuk prodhon lojtare.

    • Durrsaku: 08/09/2023 13:48

      Sa mir me qen shqiptar dhe krenar per kte djal. Na beri te gjith te dilnim nga vetja ne momentin e golit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë