Negociata me Alibeaj nëse PD bashkohet për primaret? Braimllari devijon: Jemi forcë opozitare, ato janë gjëra të brendshme u takon atyre

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një intervistë në Sot Live në Shqipëri me gazetarët, Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu foli për një mision të cilin e konsideroi si historik, fitorja ndaj Ramës.  

I pyetur se cila do ishte lëvizja e Partisë së Lirisë nëse PD do arrijë drejt bashkimit dhe si rrjedhojë me një kandidat të përbashkët, ashtu sikurse edhe kryetari i Partisë së tij, Braimllari i ka devijuar pyetjeve. Njëlloj si Meta, edhe sekretari organizativ u shpreh se Partia e Lirisë do të jetë një forcë opozitare, pa i hyrë detajeve.

Nëse Rithemelimi bie dakord me një kandidat të përbashkët i propozuar nga grupi i Alibeaj, Partia e Lirisë ka vetëm një përgjigje: Jemi forcë opozitare.

‘Ajo çka ne gjykojmë me imtësi është se ne duhet të paraqitemi në Bashki me të përbashkët që të heqim rilindjen. Ne këtë përgjigjeësi ua kemi lënë PD-së si forca kryesore e opozitës. Ne do të përkrahim fort çdo parti kundër rilindjes. Ne do kemi një mision historik.

E para çështja e brendshme është e tyre dhe ne s’jemi marrë ne me situatën e tyre. 25 prilli tregoi qartë bashkëpunimin e Ramës dhe Bashës, por kjo është situata e tyre e brendshme.

Ne do të jemi një forcë politike e vendosur qartazi në opozitë, kjo përgjegjësi u takon atyre.

Braimllari pranoi në Report Tv se nuk do të bëhen pengesë për kandidaturat e mundshme por do të bashkojnë forcat për opozitarizëm edhe pse kryetari i PL-së Meta u shpreh se nuk do bëhej palë me Partinë Demokratike.

PL që në 25 korrik ka qenë  e qatë sa i përket bllokut opozitar. Ne nuk do jemi pengesë nga kandidaturat e tyre ne do bashkojmë forcat tona për të bërë opozitarizëm.

Ne kemi individë të spikatur, profesionistë, por ne do shkojmë drejt figurave që bashkojnë opozitën. Ajo që është e rëndësishme është që do të jetë një forcë politike me integritet.’- tha Braimllari.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një konferencë me gazetarët, ish presidenti Meta u shpreh i qartë se nuk ka një aleancë të mirëfilltë përveçse me popullin. Pikërisht për këto zhvillime politike, Meta iu shmang 3 pyetjeve në të cilat përmendeshin primaret dhe ecuria e aleancës me Berishën. Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta refuzoi të cilësohej si aleat me Berishën duke e ‘zëvendësuar’ me qytetarët e Shqipërisë. Meta theksoi gjithashtu se ka kontribuar në bashkimin e PD-së edhe më herët, megjithatë nuk pranoi të konsiderohej palë me demokratët.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim