TIRANE- Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos ka deklaruar se Greqia do të rikthejë forcat ushtarake përgjatë kufirit me Shqipërinë dhe do të rihapë të gjitha postat e vjetra ushtarake.
Kjo deklaratë e ministrit grek është bërë të dielën gjatë një vizite me qëllim inspektimi dy ditore që Kamenos ka bërë përgjatë gjithë krahinave në kufirin greko-shqiptar. “Në verë, në kuadrin e këtij planifikimi që po bëhet dhe në bazë të urdhrave që janë dhënë nga unë dhe nga kreu i përgjithshëm i ushtrisë, do të rritet më tepër numri i rekrutëve në rajon.
Do të ketë posta të reja, njësi komando që do të bëjnë lojëra ushtarake në zonë dhe helikopterë që, duke vepruar mbi këtë rajon të vendit, do t’u japin banorëve ndjenjën e sigurisë”, deklaroi ministry grek. Panos Kamenos është kryetar i partisë së ekstremit të djathtë “Aneksartites Elines” (Grekët e Pavarur), parti e ekstremit të djathtë me ide ultra-nacionaliste
Kercenimi
Zyrtarisht vizita e Kamenos ka qenë për një inspektim, por nga deklarata e tij duket qartë se ajo ka qenë e paramenduar si një përgjigje e fortë, madje deri me nota kërcënuese ndaj Shqipërisë që ka guxuar të kërkojë llogari për zonat naftëmbajtëse në kufirin e përbashkët midis dy shteteve si detar ashtu edhe tokësor.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me pretendimet e ngritura kohët e fundit nga Tirana zyrtare për kufijtë detarë, ai është përgjigjur se: “Sovraniteti i vendit nuk negociohet dhe askush nuk mund ta negociojë, edhe nëse bëhet fjalë për kërcënim ekonomik apo kërcënim te jashtëm. Greqia as nuk frikësohet dhe as nuk ka për të dhënë një milimetër të tokës, ajrit dhe detit të saj”. Ndër të tjera Kamenos u ka bërë thirrje të rinjve grekë që kanë braktisur këto zona të rikthehen dhe të gjallërojnë sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Inspektimi
Ministri grek i Mbrojtjes ka qëndruar dy ditë në kufirin me Shqipërinë. Të dielën ka vizituar krahinën e Sulit ku ka marrë pjesë në ditën përkujtimore për qëndresën e kësaj krahine ndaj pushtimit prej Ali Pashë Tepelenës. Më pas Kamenos inspektoi pikën kufitare të Kakavijës dhe e kaloi natën në një post kufitare të ushtrisë në malin e Gramozit. Të hënën ministri grek iu mbrojtjes vizitoi postat kufitare në krahinë e Kosturit (Kastorias).
Grekët tallen me ministrin
Pas deklaratave të ministrit Kamenos për kthimin e ushtrisë në kufi me Shqipërinë e sidomos kjo e shoqëruar me fotografi me një xhaketë ushtarake, reagimet e publikut grek kanë qenë më së shumti ironizuese ndaj tij. Kamenos është kritikuar për mënyrën e veshjes së shkujdesur dhe jashtë çdo rregulli të uniformës ushtarake. “Mban këtë uniformë të nderuar sikur të ishte këmishë plazhi” shkruan një komentues on-line.
Po kështu me shumicë kanë qenë edhe komentet ironike për demonstrimin e forcës ndaj Shqipërisë, që dihet se nuk ka trupa ushtarake në kufi me Greqinë dhe se ka një ushtri të vogël.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO