Negociatat, Blushi: Politika s'e do
Integrimin.Rama:Kusht Vettingu!

Negociatat, Blushi: Politika s'e do<br />Integrimin.Rama:Kusht Vettingu!
Shtatë deputetë të Kuvendit thërritën në një interpelancë kryeministrin Rama duke e fajësuar për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
 
Në emër të 7 deputetëve foli deputeti Ben Blushi, i cili ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama si përgjegjës, që KE nuk dha një datë për Shqipërinë për të hapur negociatat.
 
Blushi tha se kjo qeveri ka bërë shumë pak për hapjen e negociatave, ndërsa e ka trajtuar integrimin si diplomaci dhe jo si cështje të brendshme.
 
Sipas kreut të ‘LIBRA’-s Rama është bërë qesharak, ndërsa nuk shqetësohet për largimin e shqiptarëve dhe krizën që po kalon vendi, pasi ka sindromën e emigrantit.
 
Kryeministri Rama u përgjigj duke u shprehur se kërkesa për interpelancë nuk ka lidhje me me cështjen, pasi deputetët që e thërritën nuk kanë njohuri për procesin e integrimit.
 
Bashkimi Europian, sipas Ramës, ka vlerësuar reformat dhe se kushti i vetëm është Vettingu dhe negociatat i ka në dorë Gjykata Kushtetuese që duhet të zhbllokojë ligjin.
 
Kreu i qeverisë i kujtoi Blushit, që e ka përgëzuar kur Shqipëria mori statusin, ndërsa e cilësoi si një dembel që flet me gjuhën e Saliut, pasi ka hallin e zgjedhjeve dhe prandaj hedh baltë.

Deputetët që kërkuan interpelancë janë Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Ben Blushi. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur