Negociatat, Bushati: 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët

Negociatat, Bushati: 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nga Shkodra ka deklaruar se 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, pasi Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Kemi një ndryshim qëndrimi me opozitën por nuk është hera e parë. Shpresoj t’i rikthehen rrugës së arsyes. 17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën, por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne presim që Komisioni Europian në 17 prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet anëtare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për anëtarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë.

Ditmir Bushati

Më parë edhe kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për një rekomandim pozitiv, por fjalën e fundit e ka Këshilli i BE në qershor për hapjen e negociatave.

Shqipëria pret hapjen e negociatave, pasi në të gjitha takimet që drejtuesit e shtetit shqiptar kanë zhvilluar në Bruksel, por edhe në Tiranë me zyrtarët e BE kanë deklaruar se i kanë plotësuar të gjitha kushtet.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg