Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka vlerësuar kontributin e ish-homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati në rrugëtimin e vështirë të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Vijuam për të zgjidhur probleme prej dekadash me Shqipërinë. Miku Ditmir Bushati, një Ministër jashtëzakonisht inteligjent dhe krijues, së bashku me ekipin e tij negociues, arriti së bashku me ne, në zgjidhjen e pothuajse të gjithë këtyre çështjeve. Disa duket se nuk dëshirojnë përfundimin zyrtar të gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e II Botërore. Por ne kemi ndërmarrë hapa seriozë në bashkëpunimin tonë. Ditmir të falënderoj për çdo gjë të mirë që bëmë për popujt tanë dhe për bashkëpunimin e shteteve tona", u shpreh Kotizias pasi takoi ish-minsitrin e Jashtëm Ditmir Bushati në konferencën shkencore të organizuar nga Ministria e Jashtme Greke dhe Universiteti i Pireut.
“Nga eksperienca ime në raportet dypalëshe me Greqinë, gjëja më e lehtë është të parashtrosh pozicionin tënd përballë fqinjit dhe kjo të bën shumë të pëlqyer brenda vendit por ama është e pamjaftueshme për të ndryshuar gjërat. Së bashku me Nikos Kotzias dhe me ekipet tona ne vendosëm që të angazhohemi për të zgjidhur çështjet dypalëshe të paketës dhe unë besoj që diplomatet tanë dhe Kryeministrat do ta përfundojnë këtë proces, duke siguruar cilësinë dhe integritetin e debatit publik, i cili nuk duhet lejuar që të helmohet. Unë shpresoj që paketa me Greqinë do të kthehet në një histori tjetër suksesi në rajonin tonë”, nënvizoi Bushati.
Gjatë qëndrimit në Athinë, Bushati zhvilloi takime me përfaqësues të spektrit politik grek, ku në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi dypalësh.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator 2024, 07:02
-
Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit
20 Prill 2024, 11:58
-
Ditmir Bushati: Me mendjen akull, me zemrën zjarr!
28 Janar 2024, 20:35
-
Bindja që më përforcoi 2023
8 Janar 2024, 13:29
-
Sulmi në Veri të Kosovës, ish-ambasadori Gashi: Inteligjenca parandaloi një masakër! Bushati kundër konferencës: Serbia, prishësja e qetësisë së rajonit
25 Shtator 2023, 22:44
-
Eksperti i BE në podcastin e Ditmir Bushatit: Integrimi nuk është në dorën tuaj! Lufta në Ukrainë hapi mundësi për Ballkanin Perëndimor
9 Qershor 2023, 19:42
-
Ditmir Bushati: Diplomati që shënon një shekull
27 Maj 2023, 10:17
-
Ditmir Bushati: Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit
6 Maj 2023, 10:33
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars 2023, 21:34
-
Ditmir Bushati: Mes ideales dhe të mundshmes
10 Mars 2023, 07:05
-
Kosova e Serbia pro planit franko-gjerman, ish-ministri Bushati për Report Tv: Marrëveshja në favor të të dyja palëve! Përfundimi i konfliktit i shërben sigurisë rajonale
2 Mars 2023, 21:41