Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përshëndetur rekomandimin për hapjen e negociatave nga ana e Komisionit Evropian.
Reagimi i Gjonajt në Facebook
Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është lajmi më i mirë për shqiptarët. Rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi ndërmarrë, të njohura tashmë nga Komisioni Evropian, janë një dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të konsolidimit të shtetit ligjor.
Rezultatet pozitive të procesit reformues në drejtësi, si një reformë unikale dhe historike, ka dëshmuar se jemi të vendosur për ti dhënë qytetarëve shqiptarë një drejtësi të pavarur, të pakorruptuar, të drejtë dhe efektive. Qëndrueshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi është vlerësuar nga Komisioni Evropian, dhe me ngritjen e institucioneve të tjera të drejtësisë, do të kemi një sistem drejtësie të bazuar tek profesionalizmi, që lufton korrupsionin dhe në të cilin qytetarët do te kenë besim se do të marrin drejtësi.
Lufta kundër korrupsionit është një sfidë e cila na ka udhëhequr dhe do vazhdojë te na udhëheqë në të gjithë veprimtarinë tonë shtet-bërës dhe është një nga objektivat prioritare të kësaj Qeverie.
Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht masat që ne kemi ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, duke njohur avancimin në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit 2018-2020, ndryshimet në kuadrin ligjor, si edhe rezultatet konkrete pozitive dhe proaktivitetin e Task Forcës kundër Korrupsionit dhe fillesat e procedimit të zyrtarëve të lartë.
Qeveria, shumica qeverisëse është e angazhuar plotësisht ne vijimin e të gjitha proceseve reformuese qe ka ndërmarrë, në interes të shqiptarëve, në rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Lajmi kryesor:
KE rekomandon hapjen e negociatave! Si e komentojnë dy kahet politike /REAGIMET
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Progres-Raporti i BE/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është përkeqësuar, propozimet tona janë rrëzuar nga mazhoranca! Të mos injorohen rekomandimet
1 Nëntor, 13:47
-
Tabaku për Progres-Raportin: Parlamenti si kalim me pengesa, ka përkeqësime! PS të marrë parasysh shqetësimet tona, ja pse s’e votuam deklaratën e përbashkët
1 Nëntor, 10:45
-
Spahiu: E turpshme që progres raporti i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
31 Tetor, 21:49
-
Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres-Raportin, Tabaku: Parlamenti ka dështuar, ligje kundër frymës së BE! Opozita ka luajtur rol në procesin e integrimit
31 Tetor, 16:00
-
Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE
31 Tetor, 14:04
-
Ambasadori i BE Silvio Gonzato i dorëzon Begajt progresraportin për Shqipërinë, presidenti: Na nxit të punojmë fort
31 Tetor, 10:50
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor, 10:48
-
“Amnistia penale ndikoi negativisht te SPAK dhe GJKKO”, Basha: Progres-raporti i BE dëshmoi se bashkimi i votave mes Ramës e Berishës cenoi luftën ndaj korrupsionit
30 Tetor, 16:28
-
Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë, luftë korrupsionit! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus
9 Nëntor 2023, 11:53
-
Presidenti Begaj merr në dorëzim Progres-Raportin 2023 të Komisionit Evropian për Shqipërinë
9 Nëntor 2023, 10:42
-
Komisioni Europian miraton progres-raportin: Të nisim bisedimet me Shqipërinë për grupkapitujt e parë brenda fundit të këtij viti
8 Nëntor 2023, 20:28
-
Progres raporti i KE: Shqipëria po përparon me negociatat! Drejtësia po jep frytet e reformës, kujdes klimën politike! Korrupsioni mbetet shqetësim serioz
8 Nëntor 2023, 10:55