Negociatat/ Greqia insiston: Betimi i Belerit, vendim politik në Tiranë! ‘Kathimerini’ zbardh kushtet që shteti helen i vendos Shqipërisë për integrimin në BE

Greqia vazhdon të mos pranojë firmosjen e letrës që do të hapte negociatat e Shqipërisë më Bashkimin Evropian. Greqia thotë se Tirana me vendim politik të qeverisë po parandalon betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Gazeta greke ‘Kathimerini’ ka zbardhur edhe kushtet që shteti helen i ka vendosur Shqipërisë për çështjen Beleri, për të pranuar hapat e ardhshëm të anëtarësimit të saj në BE.

'Tre hapat e menjëhershëm që duhet të ndërmarrë Tirana në mënyrë që Greqia të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri, përfshihen në një deklaratë me shkrim të depozituar dje në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) në Bruksel. Në veçanti, pala greke kërkon që kryetari i zgjedhur i Heimarrës Fredi Beleris të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe prezumimi i pafajësisë.'

Sipas gazetës, ashpërsimi i qëndrimit grek lidhet me intolerancën që Tirana ka treguar këtë periudhë , por është edhe një mesazh për partneret europianë, të cilët konsiderojnë se Greqia po e bilaterizon çështjen Beleri, duke injoruar dimensionin e saj thellësisht evropian.

“Për Greqinë, situata mbizotëruese bie ndesh me vlerat tona të përbashkëta evropiane, kriteret e anëtarësimit dhe të drejtën europiane, të cilat janë të panegociueshme”, thuhet në deklaratë. 

Pjesë nga shkrimi i gazetës greke ‘Kathimerini’

Vlen të theksohet se kjo deklaratë specifike me shkrim është tashmë qëndrimi zyrtar i Greqisë për procesin e anëtarësimit në BE dhe do të shoqërojë çdo hap të Shqipërisë, nëse, nuk përputhet me çështjet shumë themelore të ngritura nga Athina dhe që janë pjesë përbërëse e shtetit ligjor evropian.

“Përndryshe, Greqia nuk do të jetë në gjendje të bjerë dakord për fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e raportit të vlerësimit të standardeve të pazgjidhura”, përfundon deklarata me shkrim, e cila është bashkangjitur nga pala greke gjatë procesit të miratimit përfundimtar për nisjen e negociatave të pesë kapitujve themelorë drejtuar Tiranës dhe Shkupit .

Pala greke kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe prezumimi i pafajësisë.

Në letër theksohet gjithashtu se çështja Beleri “përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të pjesëtarëve të pakicës etnike greke”. Letra jep një historik të shkurtër të çështjes dhe thekson se në prag të zgjedhjeve të 14 majit, Beleri kishte qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve të drejtpërdrejta verbale nga lidershipi politik shqiptar. Në fakt, theksohet se me gjithë cenimin e kandidaturës së tij, Beleri ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës që arriti të zgjidhej në 61 bashkitë e vendit.

Pala greke përfshin në deklaratën me shkrim edhe dimensionin minoritar të çështjes, pasi akuzon Shqipërinë për praktikë diskriminuese “kundër një anëtari të një pakice etnike të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare”. Siç u nënvizua, paraburgimi i Beleris pothuajse shtatë muaj pas zgjedhjes së tij bie në kundërshtim me ligjin shqiptar. Vihet re, gjithashtu, se në ligjin shqiptar është e qartë se marrja e detyrave nuk duhet të ndikohet nga procesi apo përfundimi i çështjeve të pazgjidhura, pasi është një akt i thjeshtë administrativ, i cili nuk cenon pavarësinë e gjyqësorit. Në vijim, pala greke arrin në përfundimin se “parandalimi i betimit të kryebashkiakut të zgjedhur Beleris është një vendim politik i ndërgjegjshëm i qeverisë shqiptare, që pasqyron përbuzjen e saj ndaj parimeve themelore të shtetit të së drejtës”. Lëvizja e radhës nga ana e Tiranës pritet me interes, pasi është kërkesa e Belerit për një leje të posaçme, e cila do t'i lejojë atij të betohet dhe të marrë detyrën, do të vendoset më 4 dhjetor.

Kjo nuk është hera e parë që Greqia kërcënon me bllokimin e negociatave për Shqipërinë, ndërsa ka pasur edhe reagime nga institucionet e Bashkimit Europian. Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk beson se Greqia do të bëhet pengesë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, por duket se Athina zyrtare nuk po tërhiqet.

Berlini zyrtar e ka quajtur të papranueshëm pretendimin e Greqisë për të penguar rrugën e integrimit të Shqipërisë për çështjen Beleri. Ndërsa gazeta Kathimerini shkroi se edhe Spanja po i bën presion Greqisë që të pranojë firmosjen e letrës në emër të Këshillit Evropian në Tiranë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat për tre grup-kapitujt e parë.

Shqipëria përfundoi me sukses fazën paraprake të negociatave të anëtarësimit në BE, procesin e screening, të premten e kaluar pas 14 muajsh bisedime.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark loku: 01/12/2023 03:57

    vete e ke fajin o edi rama,,ketij krimineli ti kishe. futur plumbin para se te behej kandidat..

    Përgjigju
  • Historiani: 01/12/2023 02:41

    O "sternipat" e Aristotelit, Sokratit dhe Platonit,te ardhur nga brigjet e Detit te Zi a nga Anadolli; u dhjefsha kulturen tuaj demokratike qe as per t'i bere shurren nuk vlen ! O anadollake te ndyre, qe vetem urrejtje keni per Shqiperine e shqiptaret. Edhe per ata te varferit qe vetdeklaroneh greke per 300 Euro. Se keshtu jeni ju, pensionistet tuaj mund te vuajne per buke e ngrohje e per ta nuk ka para shteti i "sternipave" te Strabonit, po per gjithmone gjen fonde per te financuar perpjekjet 150 vjecare per te kolonializuar Shqipterine. Dhe, kur nje matrapaz, kur nje i genjyer, kur nje i varfer, mbidhen pak nga pak dhe na del Himara e Gjon Kastriotit greke ! Por, sa shume uroj qe gjuhezgjidhuri kryeminister qe kemi kesaj radhe t'ju jape nje pergjigje qe meritoni e t'ju dergoje ne te s'emes, po aq frike kam se edhe kesaj radhe do i themi derrit dajo dhe perulemi, ashtu si beri Sali qelbesira dhe gjithe sahanlepiresit hajdutet e te genjyerit qe i shkojne akoma pas. Ne kemi kusuret tona, o "pasardhes" te Themistokliut, po fashistoidet tuaj qe fshihen akoma pas ligjit te luftes, nuk shtyhen as me vaj e as me uthull. Jeni ne Evrope ketu e 50 vjet, me mashtrime genjeshtra a armiqesi te paqena dhe beni te fortin me nje vend 3 milionesh qe vjen nga 50 vjet komunizem. U dhjes mu ne "demokracine" e qyteterimin qe trumbetoni per te genjyer sic keni bere ketu e 100 vjet, historianet dembele qe e dine shume mire se kush jeni po qe u bejne qejfin sepse qeverite e tyre kane nevoje gjeografine tuaj dhe asgje me shume. Le te mbetemi te pa u bere anetare te BE. Le te fillojme te orientojme strategjine tone mbi fuqine a paluatjshme te partnerit tone te vetem, SHBA-ve. Le te zgjedhim miqesi me ato vende anetare te BE qe nuk jane me thike pas shpine e na e kane me ta qi*sha e na vene kufirin ne Shkumbin. Le te shohim sa kokeforte jane brekegrisurit e Athines qe kane vite qe bejne cubin me politikanet kukulla lecke te Shqiperise 30 e kusur vjet. Le te shohim se sa kryenence do tregohen kesaj radhe matrapazet e Athines qe detyrohen 300 miliarde Euro pikerisht tek ajo BE qe shesin moral e leksione per te drejta njerezore ! Qelbesira mesjetare !!!

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/11/2023 17:10

    Asnjè hap prapa karshi grekèrve dhe veglave tè tyre nè Shqipèri. Dobèsia e shtetit shqiptar, korrupsioni i politikès shqiptare, e sollèn kètè gjèndje ku jemi sot. Ku ka nè botè more, tè VETÈDEKLAROSH KOMBÈSINÈ, pa provuar mè parè atèsinè dhe mèmèsinè. Me 300€ nè muaj "vetèdeklarohet" fshatari shqiptar, nè kinez apo grek. 50€ pèr votèn, dhe vrasèsi Bejleri na del fitues nè "votime". Ndaleni kètè maskaradè greke.!!!

    Përgjigju
  • Arnauti: 30/11/2023 14:28

    Si na dolen me konkluzionet politika fashiste greke se osht vendim politik burgosja e belerit. pasi osht kapur per ryshfet votash …?

    Përgjigju
  • Himarioti: 30/11/2023 13:14

    Ju q….a robt greker,rroft Shqiperia ????????????????

    Përgjigju
  • Qobani: 30/11/2023 12:47

    Ja vlen me ja ba hyzmetin dhe me përjetu ligjin e Natyrës npraktik,të rijve ju ka humbë rraga me gjet qetsin e shpirtit,spo munden me xhetë nafakën për të cilin kan lindë,jan koxha çkeptë bijat me dashtë e kan ma lehtë me dashni me i zbulu burrat e vet,në kohën ma të shtir i zgjedhin tetë orë me u yshqy,gjashtumdhet ngjinojnë për me gjet nafakën,flasin me gjuhen e zemrës, i tregon qka po donë,Namazi ashtë ushqim shpirnor për të gjith,ndërmjetsojn melaqet bashkohen shpejtë edhe prindët duhet të bindën mos me i pengu

    Përgjigju
  • s'ka problem: 30/11/2023 12:01

    Greqia eshte shtet ne lufte me shqiperine dhe italine si pasoje e luftes se dyte boterore ,por nuk duhet ngaterrua populli me politiken si ne shqiperi Micotaqi ne veshtirsi kerkon balance ose konflikt qe te dali hero ne vendin e tij ,Politika greke me ne fund e kuptoi qe i ka hasur sharra ne gozhd i biri i babait fut ne loje berishen per te krijuar nje destabilitet ose nje kauz dhe ja arriti ,por i biri babait nuk gjeti mbeshtetje tek perkthyesi i kryepeshkopit por te moshtari i babat te duke harruar qe bebi i tij ka dale ne pension dhe miku i tij eshte kavje ne vendin e tij qe nuk tremb as sorrat . Harruan greket qe ishin me nje kembe jashte europes per mashtrime financiare dhe per borxhin qe u kane bankave europiane ,humbja e dy qyteteve kryesore Athines dhe Selanikut e ka bere Micotaqin qe te largoje vemendjen nga humbja ne problemet nderkombtare

    Përgjigju
  • raku: 30/11/2023 11:20

    ketu greket trajtohen me mire se shqiptaret. opozitaret i shtyp policia, kurse keta po ju prej qimja u del ne mbrojtje shteti grek

    Përgjigju
  • Interist: 30/11/2023 11:17

    Nuk duhet te kete asnje kthim pas. Nuk preket interesi kombetar per asnje integrim. Sot ka BE neser jo. Shqiperia eshte perjete!

    Përgjigju
  • Besniku: 30/11/2023 11:03

    Mendoj se greqia duhet te hyj ne filtrin europian, Gjermania dhe Spanja duhet te studiojn çeshtjen greke ne teresi sesi Qeveria greke po jep letra greke shqiptareve me pagese dhe si greqia po paguan pensione 500 euro te ashtuquajturit minoritare grek. Pra taksa europane, shkojn per pensionet e "minoritareve" si dhe letrat qe shesin greket per ti bere grek shqiptaret. Keto duhet te hetoje komisioni europian, dhe gjykata speciale duhet te ngreje akuzen per keto vepra penale te juridiksionit europian qe greqia po ben. Eshte nje mal me procedura te jashtligjshme qe greqia po fallsifikon ne emer te europes, per interesa te zyrtareve grek. Lind pyetja, me cfare fondesh europiane-greke po paguhen pensionet ? me cfare te drejte greqia po jep shtetesi europiane kundrejt artificave ligjore te voio-epirit ? ,e cte drejte greqia si shtet europian, dhe aq me teper pjesetar i NATOS nuk ka shfuqizuar ende ligjin e luftes ? te gjitha keto pislliqe duhet te pastrohen nga vete greket, e me pas te japin rekomandime apo sugjerime per vete shqiptaret qe jane europian dhe ndodhen ne europe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun