Kryeministri Rama ka përsëritur se kushdo që thotë se negociatat me BE kanë ngecur, “nuk di ç’flet.” Ai tha se është krejt e kundërta, madje janë sipas axhendës dhe nuk ka asnjë motiv për bllokimin.

“Procesi i negociatave ecën përpara me sukses, me shpejtësi unike. Është edhe falë kësaj administrate që vendi zhvillohet e rritet në çdo aspekt, pavarësisht problematikave që nuk mungojnë apo çështjeve që duhet të adresohen. Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por proces testimi dhe provimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka absolutisht, zero motiv për të folur për bllokim. Jemi totalisht sipas axhendës së përcaktuar. Prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur të gjitha pyetjet e vendeve anëtare dhe vjen vendimmarrja”,  tha Rama.


Lajmi kryesor:

Vendet e lira të punës në administratë në një faqe interneti, 7 ditë për aplikim! Rama: rritet transparenca