Negociatat me BE-në, Balla: Po presim një ‘po’. Të jemi të përgatitur edhe për një "Jo"

Negociatat me BE-në, Balla: Po presim një ‘po’. Të jemi të përgatitur edhe për një

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në dalje të ambienteve të Kuvendit, pas seancës plenare, i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Balla ka thënë se demokratët nuk i shpëtojnë dot sindromës së “Babales”. Balla u ndal tek deklarata e Bashës për hapjen e negociatave. Ai tha se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në deklarimin e Bashës se përgjigja nga BE për negociatat është negative.

Nuk po i shpëtojnë dot sindromës së Babales, njësoj si më herët. Në këtë skenar, njëri luan rolin e babales, tjetri luan rolin e kushëririt të Babales. Basha merr përsipër të flasë në emër të qeverisë gjermane. Tani më lejoni ta sqaroj këtë çështje për opinionin publik, Shqipëria e të gjithë shqiptarëve pret një “po” ose një “jo”. 

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së

Marrëveshja ose fillon puna ose jo. Siç e thashë edhe në seancën plenare, edhe në rastet e ngjashme, kur këshilli ka dhënë “aminin”, fillon puna përgatitore dhe KE mban nën monitorim. Në rast të një jo-je, puna përgatitore nuk fillon. Ajo që dua të ndaj është se në qeverinë gjermane, ka një mazhorancë në favor të po-së në 28-qershor. Përpjekja e Lulzim Bashës, e cituar edhe tek media Der Standart, që PD po i bën të gjitha përpjekjet për të bllokuar negociatat. Kjo përpjekje s’ka arritur aspak të dëmtojë këtë proces kaq të rëndësishëm. Mund të ketë edhe jo, por që lejon fillimin e punës përgatitore. Pritshmëria është që në 28 qershor të kemi një “Po”, që të na lejojë nisjen e punës përgatitore.

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së

Lajmin për ndërtim kampi refugjatësh, Balla e quajti dezinformim të rëndë publik. Ai garantoi se nuk ka asnjë plan nga BE për të strehuar në Shqipëri 600 mijë refugjatë.

Dezinformim i rëndë publik se gjoja në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë refugjatë. Flas për politikanë shqiptarë të papërgjegjshëm. Për asnjërën nga këto të dyja, lexoni rrjedhjet psikike te Facebook-ut të këtyre njerëzve. Hedh një budalla një gur në lumë. Sqaroj se s’ka asnjë plan, negociatë ose bisedë për këtë çështje. Ka një shqetësim për një rrugë kalimi, që mund të shfrytëzojnë këtë kanal Greqi-Shqipëri e më pas Austri. Por Shqipëria nuk ka as kushte, as kapacitete për të pritur njerëz të tillë. Por do mbajmë përgjegjësitë tona nëse kthehemi në rrugë kalimi. Sa janë përgjegjësitë i takon organeve kompetente. Do mbajmë përgjegjësitë tona. Për të sqaruar të gjithë historinë dua t’ju them se s’ka as plan as negociata. Ka një plan nga ana e një partie që do dalë pastaj në konferencë për të alarmuar gjithë popullin.

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së

Balla nuk harroi t’i kthente një përgjigje edhe për akuzat se ka trafikuar dy ditë më parë në Gjermani 1.5 milionë drogë në një makinë tip “Toyota Yaris”.

Me batutë Balla tha:

 Nëse Saliu ka qenë me drogë dhe e ka parë Lulzimi me Toyota Yaris është problem tjetër.

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 21/06/2018 14:16

    Sa i madh je o Taulant!!! Mire ja ben Babaleve. Po cna I mbani ate Salen. Futeni brenda te denohet per krimet qe I dine te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)