Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sapo demokratët mbërritën në Kuvend, ka folur para deputetëve për çështjen e negociatave.

Basha tha se kryeministri Edi Rama është i informuar nga Europa për negociatat të cilat sipas tij nuk do të hapen. Sipas kreut të PD-së, Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat për të përfituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai foli për votë refuzuese nga Gjermania në Bruksel, e cila do konkretizohet nga rezoluta në Bundestag javën e ardhshme. 

Unë dhe Rama jemi informuar. Rama bën të paditurin për hapjen e negociatave. S’ka hapje të negociatave. Qeveria është e falimentuar politikisht dhe moralisht. Zonja dhe zotërinj, ashtu siç Edi Rama e di fare mirë, lajmi nga ky raportim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është verdikti gjerman. Rama e di mirë që Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat. Rezoluta bëhet publike të martën. Nuk vendosen vetëm kushte, por edhe një kontroll për institucionet....

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Me rinisjen e seancës, Basha ka thënë se nuk ka asnjë albanofobi nga vendet evropiane por vetëm një shqetësim për të ardhmen e vendit. Gjatë fjalës së Bashës, deputetët e mazhorancës kanë shpërthyer në të qeshura kur kryedemokrati ka thënë se vendet e BE-së janë treguar më tolerante me Shqipërinë, falë lobimit të opozitës. 

Ka më shumë se një vit që ndodh po e njëjta gjë. Pse e hoqi fjalën, se po thoja një të vërtetë. E di Kryeministri e di dhe kryetari i Kuvendit. Verdikti i Gjermanisë është verdikti më i qartë. Edi Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Kjo është arsyeja sepse mbrëmë, konservatorët mbajtën këtë vendim. Vendimi do ishte më i keq nëse s’do ishte për ne si opozitë.

(Salla shpërthen në të qeshura)

Basha akuza Ballës: Të kanë parë në Gjermani me 1.5 mln € drogë në "Toyota Yaris"

Njëri nga këta që zgërdhihet ka qenë para dy ditësh në Gjermani me një Toyota Yaris. Po të kanë parë o zgërdhimtar me Toyotën dhe 1.5 milionë drogë brenda në makinë. S’ka Shqipëria ministër të Brendshëm, të mos ketë lidhje me trafikun e drogës. Gjermanët kanë paguar më shumë se çdo komb tjetër për Shqipërinë. S’ka hapje të negociatave derisa të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, derisa t’i jepet fund manipulimit. S’ka hapje të negociatave derisa të ketë gjyqtarë që ndëshkojnë krimin. S’ka albanofobi, ka një shqetësim të madh për Shqipërinë.

Lulzim Basha, kryetari i PD-së.

Pas situatë anormale, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi në votim me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës të cilat u votuan vetëm me votat e maxhorancës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
LSI kundër Bashës? Luan Rama: Degradoi parlamenti, lironi foltoren

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka dalë hapur kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Rama tha se prej disa javësh është uzurpuar foltorja në mënyrë të padrejtë. 

Degradim i parlamentarizmit. Edhe njëherë, zoti Ruçi ka disa javë që Kuvendi është pushtuar nga informalizmi. Lironi foltoren, ja pse nuk hapen negociatat. Kjo është një shfaqje e shëmtuar. Kam qëndrimin tim si deputet, por foltorja është e zënë. Zbato rregulloren.

Luan Rama, nënkryetar dhe deputet i LSI-së

Ora 11:07
Ruçi batutë me Berishën: S'ta ka mësuar mirë ajo profesoresha nga Luzati

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ruçi ka nxjerrë mediat jashtë, duke shkëmbyer batutat me Berishën.

Kreu i Kuvendit thumboi deputeten e PD, Albana Vokshi kur iu drejtua Berishës se s'ka ka mësuar mirë anglishten profesoresha nga Luzati. Ndërsa Vokshi u pa duke qeshur me batutën e Ruçit.



Ruçi i ndërpret fjalën: Zoti Basha, juve iu mbaroi koha. Ju lutem uluni. Meqë nuk di anglisht, i dashur doktor Berisha, përsëri edhe juve nuk po e thoni siç duhet në anglisht. Mesa duket profesoresha nga Luzati i Tepelenës nuk ua ka mësuar siç duhet fjalën. 
Berisha flet nga vendi: 

Ruçi: Ju lutem zoti Basha, uluni mos e pengoni seancën. 

10 minuta pushim, mediat të dalin jashtë.