Negociatat me CEZ, problemet
ligjore drejt Gjyqit të Arbitrazhit
Pavarësisht krijimit te Task Forcës nga ana e qeverisë shqiptare dhe ndërhyrjet e tjera ligjore në drejtim të përmirësimit të treguesve, rezultateve të para në rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve, masat e ndërmarra duken të pamjaftueshme.
TIRANE- Pavarësisht krijimit te Task Forcës nga ana e qeverisë shqiptare dhe ndërhyrjet e tjera ligjore në drejtim të përmirësimit të treguesve, rezultateve të para në rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve, masat e ndërmarra duken të pamjaftueshme për të eleminuar rrezikun që i kanoset financave publike. Sektori energjetik gjendet përballë një situate të paqëndrueshme financiare dhe, përtej masave të marra, kërkon një ndërhyrje më thelbësore dhe të drejtpërdrejtë.
Një nga çështjet e nxehta, që tashmë duket e pamundur të zgjidhen, është edhe marrëdhënia me CEZ Group. Pas heqjes së liçensës CEZ-it, statusi ligjor i kompanisë së shpërndarjes mbetet ende i pazgjidhur. Që prej nisjes së konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe palës çeke, mungojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes me përjashtim të mirëmbajtjeve të rrjetit. Qeveria shqiptare është duke zhvilluar prej muajsh një negociatë me çekët e CEZ për të zgjidhur me mirëkuptim konfliktin ligjor, ndërsa burime konfidenciale thonë se pala çeke ka kërkuar një shumë të konsiderueshme, që shkon mbi 200 milionë euro.
Të njëjtat burime thanë dje për median se insistimi i palës çeke për këtë shifër duket të jetë inkurajuar nga fakti se pozitat e shtetit shqiptar janë dobësuar ndjeshëm për shkak se, që nga heqja e liçensës në fillimvitin e 2013-it e deri në shtator, pas zgjedhjeve parlamentare, nga qeveria shqiptare nuk u bë asgjë në drejtim të vlerësimit të aseteve dhe as shpronësimit, ndërsa çekët avancuan, duke e depozituar të parët padinë në Gjyqin e Arbitrazhit.
Pamundësia financiare, ashtu sikurse refuzimi kategorik i palës shqiptare për shuma të tilla po shtojnë shanset e dështimit të negociatave dhe vazhdimit të arbitrazhit.
Por, në këtë situatë të paqartë, kur pritet edhe miratimi i një kredie nga Banka Botërore prej 150 milionë dollarësh për rimëkëmbjen e sektorit energjetik, duket se po bëhet e domosdoshme zgjidhja sa më e shpejtë e statusit ligjor të CEZ-it për t’i hapur më tej rrugën investimeve nga Banka Botërore, qeveria dhe donatorë të tjerë, me synim garantimin e stabilitetit dhe likuiditetin e sektorit.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15