Negociatat me CEZ, Qeveria mbrohet
nga avokatët që zgjodhi Berisha

Negociatat me CEZ, Qeveria mbrohet<br />nga avokatët që zgjodhi Berisha
TIRANE- Në Fletoren Zyrtare të radhës është publikuar vendimi i datës 25 tetor i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton përbërjen dhe detyrat e grupit të punës që do të negociojë mosmarrëveshje lidhur me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Grupi i punës do të këshillohet nga studioja ligjore ndërkombëtare “Derains & Gharavi”, e kontraktuar tashmë nga qeveria Berisha për përfaqësimin e shtetit shqiptar në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar të filluar nga shoqëria CEZ a.s., si dhe nga ekspertë ose shoqëri të tjera teknike, financiare, që janë kontraktuar ose do të kontraktohen në funksion të këtij procesi.

Sipas VKM, vendet ku do të zhvillohen negociatat do të jenë Tirana dhe Praga ose çdo vend tjetër për të cilin palët do të bien dakord.

Grupi i punës do t’i kërkojë shoqërisë CEZ a.s., pezullimin e procedurave të arbitrazhit deri në përfundimin e negociatave për zgjidhje me mirëkuptim, sipas afateve për të cilat është rënë dakord ndërmjet palëve. Në rast refuzimi nga ana e shoqërisë CEZ a.s., për fillimin e negociatave ose për pezullimin e procedurës së arbitrazhit,grupi i punës ngarkohet me marrjen e të gjitha masave për mbrojtjen e interesave të shtetit, duke përfshirë mbledhjen e provave, identifikimin e dëshmitarëve, angazhimin e ekspertëve në arbitrazh.

Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)