FIER-Një grup të rinjsh kanë protestuar sot para Prefekturës duke kërkuar transparencë nga qeveria për negociatat që po zhvillon me Greqinë për kufirin detar. Me flamuj kuqezi dhe brohoritje ata shprehen se do të protestojnë sërish në mbrojtje të territorit.
/Shqiptarja.com
Protesta pak ditë në Tiranë para kryeministrisë, por edhe sot në Fier vijnë pas deklaratave të ministrit grek disa javë më parë se “Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare”. Por autoritetet shqiptare e kanë hedhur poshtë, ndërsa Bushati ka kërkuar nga Meta plotfuqinë për të nisur negociatat për një marrëveshje me Greqinë.
Protesta ne Fier
d.b/shqiptarja.com










