TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar deklaratën e presidentit Meta, se marrëveshja me Greqinë duhet të kalojë në Kuvend në momentin që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, pasi aktualisht ky institucion është jashtë funksionit për shkak të përjashtimeve që kanë ardhur nga Vettingu.
Në një konferencë për përbashkët me homologen e tij austriake, Karin Kneissl, përveç çështjes së çeljes së negociatave me BE-në Bushati u pyet nga gazetarët edhe për qëndrimin e Metës. Bushati tha se ishte habitur nga ndryshimi i qëndrimit të presidentit. Megjithatë, theksoi Bushati, e rëndësishme është se procesi i negociatave Shqipëri-Greqi, ende nuk ka përfunduar.
Negociatat nuk kanë përfunduar. Nuk mund të bëjmë dasmë nëse rast se nuk kemi çiftin. Derisa negociatat nuk kanë përfunduar, ne jemi pjesë e një ekipi, siç është dhe presidenti. Pikëpamjet e ndryshme kam fuqinë institucionale për të drejtuar në rrugë institucionale. Më habit që presidenti ka ndryshuar qëndrim, por kush jam unë që ta gjykoj të parin e shtetit.
Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm.